Tri ditë bukuri dhe inovacion në Tiranë, “Medical & Beauty Fair” 2025 përmbyllet me sukses
Gjatë datave 11, 12 dhe 13 Prill, industria e bukurisë dhe estetikës ishte në qendër të vëmendjes në Tiranë, me zhvillimin e panairit “Medical & Beauty Fair”, një nga eventet më të mëdha në këtë sektor në Shqipëri, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.
Markat më të njohura dermo-kozmetike dhe kompani lider në pajisje estetike morën pjesë në këtë edicion, duke sjellë produkte dhe teknologji të avancuara, ulje ekskluzive për vizitorët.
Workshop-e profesionale dhe trajnime certifikuese u zhvilluan gjatë tre ditëve, ku morën pjesë ekspertë të industrisë dhe profesionistë nga vendi dhe rajoni. Të gjithë të interesuarit patën mundësinë të testonin falas produktet dhe pajisjet më të reja, si dhe të përfitojnë certifikime pa pagesë në fusha të ndryshme të estetikës dhe mirëqenies.
Edhe këtë vit, pjesëmarrja e qytetarëve dhe profesionistëve ishte masive, duke treguar interesin në rritje për këtë industri dhe për format e reja të përkujdesjes estetike.
“Medical & Beauty Fair” u mirëprit si një mundësi unike për rrjetëzim, edukim dhe risi në tregun shqiptar, dhe konfirmoi veten si një pikë referimi për zhvillimin e sektorit të estetikës dhe bukurisë.