Trajnim Menaxhimi i Stresit , Roli ne Udheheqjen Efektive te Ekipit

Workshop-e në kuadër të projektit EEN në ambientet e CCIT

Trajnim Menaxhimi i Stresit , Roli ne Udheheqjen Efektive te Ekipit

I nderuar biznesmen

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tirane organizon Trajnimin

Menaxhimi i Stresit – Roli në Udhëheqjen Efektive të Ekipit – (Të pathyeshëm nën Trysni)

17-18-19 Maj 2022

 

Objektivi:

Të kuptuarit e implikimeve të stresit në rendimentin e jetës sonë dhe cilësine e saj, do të na ndihmojë që të marrim në kontroll ngarkesat, të administrojmë përgjegjësitë dhe të kemi një raport ndërpersonal më efektiv dhe të kënaqshëm, duke menaxhuar stresin, përmirësuar performancën dhe rrjedhimisht edhe suksesin në ekip e biznes. Për këtë rrugëtim do të kemi trainimin tonë ndëraktiv në seminarin e dedikuar për këtë nga CCIT dhe Genuine Effect shpk.

 

Përshkrimi i Programit

Pjesëmarrësit do të përjetojnë një eksperiencë ndëraktive të seminarit nga trainuesja Elda Gjoka, ku metodologjia e trainimit përmban prezantim slide të shkurtra PPT, simulime, raste studimore dhe përfshirje të drejtpërdrejtë aktive të pjesëmarrësve.

 

Kush janë përfituesit

Sipërmarrës, menaxherë, drejtues departamentesh dhe ekipesh, individë profesionistë që duan të përmirësojnë performancën dhe rendimentin personal e profesional dhe me vizion për të udhëhequr projekte, ekipe dhe situata komplekse dhe me pozita kordinative..

 

Metodologjia

Një workshop-trajnim 3 ditor prej 3.5 orësh në ditë (nga 16:30-18:00 pm)

Ndërveprim nderaktiv dhe diskutime në grup, punë në grup, prezantime.

Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga të trainuarit.

Një qasje ku trajnuesja dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

 

Lektore

Elda Gjoka MSC është trainere Ndërkombëtare Elitë, sipërmarrëse, (Themeluese e Kompanisë së Marrëdhënieve me Publikun prej 2012, “Genuine Effect” në Shqipëri dhe prej 3 vitesh e degës në Britaninë e Madhe), eksperte, konsulente strategjike, trainuese e aftësive të buta menaxheriale, dhe prej vitesh një nga 9 ekspertët globalë të Edelman Group Task Forcë për Menaxhimin e Krizave në korporatën “Shell”. Gjithashtu master Trainer e The Optimisation Hub, një kompani ndërkombëtare konsulence me seli në Australi, që ka në fokus trainimin e mëndjes për individët që veprojnë në kushtet e performancës së lartë, si Kampionët Olimpikë, drejtuesit e lartë Ekzekutivë dhe ata në forcat ushtarake.

Vjen nga eksperienca si Drejtore Menaxhimi e sipërmarrjeve më ekspertë Izraelitë në fushën e Psikologjisë organizative për 4 vite dhe është diplomuar në Lozanë me gradën Master në vitin 2006, ndërkohë që ka mbaruar fakultetin ekonomik – Universiteti i Tiranës në vitin 2001, në degën e Administrim Biznesit. Lektore e jashtme në Fsakultetin Ekonomik për dy vite, eksperte strategjiste e PR, folëse motivuese dhe trainuese ndërkombëtare

Per nje informacion me te zgjeruar dhe Programin rreth ketij Trajnimi, ju Lutem klikoni ne linkun

 

Formular Aplikimi Menaxhimi i Stresit

Trajnim-Menaxhimi-I-Stresit

Programi-Menaxhimi-i-Stresit

 

Per me shume informacion, ju lutem na kontaktoni.

Ju Faleminderit!

 

Ajsela TELI
Drejtuese Trajnimesh
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| web: www.cci.al

Share this post