Trajnim në fushën e Marketingut Digital / Prof.Dr. Daniele Rutigliano
I nderuar Sipërmarrës,
Dhoma e Tregtisë & Industrisë Tiranë në bashkëpunim me shoqërine Italiane (Balcando) organizon në datat 17-18 nëntor 2021 trajnimin
“Marketingu Digital & Eksporti nëpërmjet Digitalizimit” me lektorin e mirënjohur Italian Daniele Rutigliano / Prof.Dr/ i cili vjen eskluzivisht për të sjellë eksperiencën e tij të gjerë profesionale në këtë fushë.
LEKTOR
Prof. Dr. Daniele Rutigliano është një sipërmarrës në sektorin e tregtisë elektronike dhe shitjeve në internet. Drejtor i vetëm dhe themelues i dy kompanive dixhitale, Aproweb dhe Akkountweb.
Ai është gjithashtu një konsulent e-commerce për disa kompani italiane.
Gjithashtu është autor i disa librave duke përfshirë bestsellerin Ecommerce Vincente, një manual më i plotë mbi tregtinë elektronike, i botuar nga shtëpia botuese Hoepli dhe i shitur te më shumë se 6000 sipërmarrës, studentë dhe tregtare .
Se fundi ai është folës në ngjarjet më të rëndësishme të tregtisë elektronike dhe marketingut digital ne Itali dhe jashtë saj.
Për më shume informacion ju lutem klikoni
QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT
Ka synim të sjellë praktikat më të mira italiane dhe ndërkombëtare, për të optimizuar numrin e shitjeve çdo muaj, në biznesin tuaj.
Ky kurs ka si qëllim të ofroje një njohje të gjerë të potencialit dhe specifikës që ofron rrjeti digital sot, sipas ndryshimeve të fundit.
Ai do të sjellë përvojën e tij të gjerë profesionale, përmes analizimit konkret të kompanive, duke ofruar mjetet nga optimizimi i motorëve të kërkimit të Google AdWords, nga “Analitika e Webit” të Rrjeteve Sociale.
METODOLOGJIA
Trajnimi do të organizohet me përkthim në shqip (për ata pjesëmarrës të cilët do kenë nevojë).
Kursi zhvillohet si në nivel teorik ashtu edhe në atë praktik: duhet të dish ta bësh, duhet ta bësh për të mësuar se si të bësh me mire.
Njohuritë e ofruara nga eksperti italian, duke e praktikuar sipas nevojave dhe specifikave që pjesëmarrësit do të kenë në trajnim.
KOHËZGJATJA
17-18 nëntor
Ora: 15:30-19:30
Afati i aplikimeve: 17 Nëntor
Info (Nëse keni propozime për orare të tjera na komunikoni )
Për më shumë informacion ju lutem klikoni në Njoftim Trajnimi Digital Marketing Daniele Rutigliano
Për informacion rreth Programit klikoni në Programi i Trajnimit
Për formularin e Aplikimit klikoni në Formular Aplikimi per Digital Marketing
CV Prof .Dr. Daniele Rutigliano
Ajsela TELI
Head of Trainings
Chamber of Commerce & Industry Tirana
Kavaja Street, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| web: www.cci.al