Thirrje interesi për pjesëmarrje në study visits- Projekti “Circular Tourism Albania”

Thirrje interesi për pjesëmarrje në study visits- Projekti “Circular Tourism Albania”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), në kuadër të zbatimit të projektit Circular Tourism Albania, fton përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në sektorin e turizmit, të shprehin interes për pjesëmarrje në mobilitetet ndërkombëtare (study visits) që do të zhvillohen në vendet e Bashkimit Europian.
Qëllimi i mobilitetit
Mobilitetet synojnë forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe ekonomisë qarkulluese, përmes njohjes me praktikat më të mira europiane, shkëmbimit të eksperiencave me institucione dhe biznese të BE-së, si dhe zhvillimit të kompetencave profesionale dhe ndërkulturore të pjesëmarrësve.

Kriteret e përzgjedhjes
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Njohuri të gjuhës angleze minimumi niveli B2.
• Aktivitet profesional relevant në sektorin e turizmit ose fusha të lidhura me qëndrueshmërinë.
• Disponueshmëri për pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet e mobilitetit.
• Angazhim për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e projektit.
• Dokumentacion udhëtimi dhe sigurim i vlefshëm.
• Respektim i parimit të barazisë gjinore në përzgjedhje.
Përfitimet nga pjesëmarrja
• Rritje e kapaciteteve profesionale në turizëm të qëndrueshëm.
• Mundësi bashkëpunimi me institucione dhe biznese europiane.
• Zhvillim i kompetencave profesionale dhe ndërkulturore.
• Zgjerim i rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit.
• Transferim i praktikave europiane në kontekstin shqiptar.

Organizimi dhe mbështetja financiare
Mobilitetet kanë kohëzgjatje rreth katër ditë. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga projekti sipas rregullave financiare përkatëse.
Datat e mobiliteteve
• 28 Shkurt 2026 – Përzgjedhja e pjesëmarrësve
• 15 Mars 2026 – Rezervimi i udhëtimit dhe akomodimit (realizohet nga DHTIT në komunikim me të përzgjedhurin)
Gjermani: 20–23 Prill 2026
Francë: 04-06 Maj 2026
Procedura e aplikimit
Të interesuarit duhet të plotësojnë formularët në linket e mëposhtme, afati regjistrimit 27 shkurt 2026:
Pyetësor për nevojat dhe pritshmëritë: https://forms.gle/tYfe6voatAf5cVfu6
Shënim:
Çdo person ose kompani mund të marrë pjesë vetëm në një mobilitet (study visit), me qëllim garantimin e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë të përfituesve. Për çdo destinacion përzgjidhet vetëm një përfaqësues për kompani.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.