Thirrje Interesi per Ekspertizen e jashtme ne ndihme te realizimit te projektit “BALKANET”

Thirrje Interesi per Ekspertizen e jashtme ne ndihme te realizimit te projektit “BALKANET”

Lenda: Thirrje Interesi per Ekspertizen e jashtme ne ndihme te realizimit te projektit BALKANET” – (code.no. 2469) – “RRJETI I IDEVE BALLKANIKE PËR INOVACION TË QËNDRUESHËM NË SEKTORIN AGRO-USHQIMOR financuar nga “PROGRAMI I BASHKEPUNIMIT TRANSNACIONAL “INTERREG V-B BALKAN- MESDHE 2014-2020“.

Referenca e Projektit: “INTERREG Balkan- Mediterranean 2014-2020”, “BALKANET”/ project code 2469/ Order prot. No.72, Date 05.08.2019.

 Ne kuader te partneritetit ne projektin “BALKANET”, – “RRJETI I IDEVE BALLKANIKE PËR INOVACION TË QËNDRUESHËM NË SEKTORIN AGRO-USHQIMOR financuar nga “PROGRAMI I BASHKEPUNIMIT TRANSNACIONAL “INTERREG V-B BALKAN- MESDHE 2014-2020“,  Dhe me kod 2469, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane, shpall thirrjen e tenderit per ekspertizen e jashtme te nevojshme ne kuader te projektit, si me poshte:

”Ekpertizë e jashtme në Shërbime që lidhen me organizimin dhe realizimin e festivalit agro ushqimor në Tiranë”

Dosja e plote e tenderit eshte bashkelidhur kesaj thirrjeje dhe duhet te permbaje:

  • Udhezime mbi tenderin dhe njoftimi i kontrates
  • Draft Kontrate Marreveshje edhe Kushtet e vecanta me anekset perkatese
  • Kushtet e pergjithshme per kontratat e sherbimit
  • Termat e References
  • CV e aplikantit ne tender 
  • Buxheti  (sipas modelit te dhene)
  • Formulare dhe dokumenta te tjere suportues

Informacionet e tjera:

  • Tabela e perputhjes Administrative
  • Tabela e Vleresimit
  • Formati i aplikimit ne tender

Per me shume detaje per procedurat e tenderimit te ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve te PRAG dhe anexeve te tij te cilat mund ti shkarkoni ne adresen e meposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do

Procedurat e Aplikimit:                          

Aplikimet duhet te jene ne anglisht dhe te permbajne, nje oferte teknike dhe nje oferte financiare, e cila duhet te dorezohet ne zarfat e ndara dhe te permbaje nje pale dokumenacion te shenuar si “Origjinal “ dhe kopje e shenuar “Kopje”.

Kandidatet e interesuar jane te ftuar te dorezojne aplikimet e tyre ne nje zarf te mbyllur ku te specifikohet:

  1. Adresa e aplikantit te interesuar ;
  2. Kodi i references per proceduren e siper pemendur te tenderit
  3. Fjalet  ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja fraze ne shqip “Mos te hapet perpara fazes se hapjes se ofertave te tenderit”
  4. Emri I shoqerise se interesuar.

Per projektinBALKANET”, ne adresen e meposhtme :

Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane

Rruga e Kavajes, Ndertesa 2. Hyrja 2 , Tirane 1001

Tel/Fax: Tel: +355 45 800 932

E-mail: cci.tirana@cci.al

Aplikimet pranohen deri me 19 Shtator 2019, brenda ores 16:00. Do te shqyrtohen vetem aplikimet qe mberrijne brenda ketij afati.

Per me shume informacion mbi dosjen e plote te tenderit si dhe kerkesave dhe afateve te kohezgjatjes se kontrates, referojuni Termave te References se publikuar ketu ,apo kerkoni nje informacion me te plote rreth dosjes se tenderit ne adresen elektronike te dhene me siper. 

Share this post