Takimi i parë midis partnerëve të projektit ADDUPT në Madrid, 7-8 Mars 2023

Takimi i parë midis partnerëve të projektit ADDUPT në Madrid, 7-8 Mars 2023

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në kuadër të projektit “Addressing skills mismatching in the green sector through Digital Upskilling of VET’’, pjesë e programit Erasmus+ (Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional), mori pjesë në takimin e parë në nivel partneriteti që u zhvillua në datat 7 dhe 8 mars 2023 në Madrid, Spanjë.

Në fokus të këtij takimit ishin diskutimet mbi detyrat dhe angazhimet që çdo partner duhet t’i zbatojë deri në përfundim të projektit. Rëndësi iu kushtua edhe planit të punës me afatet përkatëse të çdo pakete pune.

Në kuadër të sektorit të gjelbër dhe në zhvillim të tregut të punës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë angazhohet të zbatojë projektin në Shqipëri, duke përmbushur me rigorozitet objektivat e tij.

 

Share this post