Takimi DERHE, 6 mars 2024

Takimi DERHE, 6 mars 2024

Me datë 6  mars 2024, ora 9:00, në platformën ZOOM, u zhvillua takimi i parë midis partnerëve në kuadër të projektit DERHE.

Fokusi i takimit ishte në adresimi e përditësimeve kryesore dhe detyrave që lidhen me projektin në vazhdim.

Diskutimi u fokusua rreth trajnimit të stafit akademik të planifikuar për në qershor në Ghent, Belgjikë. U theksua se trajnimi mund të realizohet gjithashtu dhe online, duke ofruar fleksibilitet. Sa iu përket temave të trajnimit, u përmendën tema të tilla si, energjia,  Industria 5.0 etj. Gjithashtu u  sugjerua se ndjekja e sesioneve do të ishte e dobishme për marrjen e njohurive dhe mundësitë e rrjetëzimit.

Nga pyetjet lindi nevoja e diskutimit se cilat rezultate dhe veprime do të ndërmerreshin posaçërisht për të tërhequr studentet femra. Sugjerimet përfshinë zhvillimin e workshope-ve promovuese ose lojërave online, organizimin e sesioneve me studentet femra në fushat përkatëse dhe përfshirjen e metodave të përziera të të mësuarit të përshtatura për nevojat e tyre. Nevoja për aktivitete promovuese dhe bashkëpunim me partnerë të jashtëm, si dhomat, u theksua për të tërhequr më shumë pjesëmarrëse femra. Megjithatë, u pranua se planifikimi i detajuar për këtë grup të synuar mund të ndodhë gjatë zbatimit të projektit dhe jo në fazën fillestare.

 

Share this post