Solidarizim i sektorit privat, për te ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti

Solidarizim i sektorit privat, për te ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti

Solidarizim i sektorit privat, për te ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti

Forumi ekonomik mbarëshqiptar dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,  ne radhë të parë shprehin ngushëllimin e tyre të sinqertë për jetët e humbura pas tragjedisë së rëndë te tërmetit që preku vendin tonë dhe urojmë që të mos kemi humbje të tjera në njerëz.

Forumi ekonomik mbarëshqiptar dhe Dhoma e Tregtisë e kanë ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të gjithë situatën e pas tërmetit, ndërkohë janë marrë të gjitha masat organizative që sipërmarrja mbarëshqiptare Shqipëri Kosovë Maqedoni të suportojë familjet e dëmtuara qoftë me mbështetje financiare qoftë me mallra dhe produkte në nevojë të tyre. Jemi në kordinim të plotë me përfaqësuesit e rezervave të shtetit për të adresuar të gjitha ato produkte që janë më të domosdoshme aktualisht.  Duke vlerësuar angazhimin e të gjithë politikës shqiptare dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar i bëjmë një thirrje të hapur gjithë sipërmarrjes mbarëkombëtare që të kontribuojë me sa mundësi të ketë me mjete financiare në llogaritë e hapura nga qeveria shqiptare për emergjencat si dhe me mallra dhe produkte sipas nevojave të reklamuara nga rezervat e shtetit.

Aktualisht janë ne proces transporti dhe grumbullimi

Oda ekonomike e Kosovës:

–           Vendosja në dispozicion e llogarisë bankare, ku ftohet sipërmarrja e Kosovës për të kontribuar në mjete monetare;

–           Vendosja e 100 autobuzave për transport  drejt Kosovës, per popullsinë e Shqipërisë e prekur nga kjo fatkeqësi;

–           Ofrohen pajisje kuzhine dhe ushqime nga gastronomet e Kosovës;

–           Vendosja e 300 shtretërve për akomodim në Kosovë;

–           Angazhim me 20 maune të furnizuara me mallra të ndryshme;

–           30 mijë litra naftë;

–           Sigal Uniqa Group ka vënë në dispozicion 60 mijë EURO.

Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore

–           Vendosja e një nr.llogari bankare për mbështetje financiare;

–           Ofrimi i mallrave dhe  ushqimeve, janë krijuar tre pika grumbulluese në Shkup, Tetovë dhe Struge;

–           Mobilizim i gjithë kapaciteteve të sektorit privat, duke mbajtur lidhje me komisionin e emergjencës civile të Shqipërisë lidhur me nevojat konkrete

–           Sigal Uniqa Group ka vënë në dispozicion 60 mije EURO.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës:

–           1000 dyshekë dhe 200 ton ushqime

Ndërkohë që sipërmarrja shqiptare ka filluar operimet e saj duke dërguar kontributin e saj në mallra, veshmbathje dhe produkte ushqimore tek organizata jofitimprurëse Fundjava Ndryshe e cila është ne terren me shpërndarjen e tyre.

Ju bëjmë me dije si me poshtë kush janë kërkesat dhe nevojat e paraqitura nga Drejtoria e Rezervave te Shtetit.

Çadra 5,000 copë

Krevate me dyshek 10,000 copë

Batanije 20,000 copë

Jastëk 20,000 copë

Ngrohëse elektrike 5,000 copë

Detergjent 15,000 Kg

Sapunë 10,000 copë

Uji i pijshëm 75,000 litra

Mallra Ushqimore gjysmë te gatshme (racione ushqimore) 25,000 racione

Set ndriçimi për çadra 5,000 copë

Gjenerator elektrik 200 copë

Set shpërndarje energjie 5,000 copë

Dushe portative 1,000 copë

Tualete portative 1,000 copë

Sete higjienikë 25,000 copë

Set Veshmbathje 25,000 copë

Gjithashtu i bëjmë thirrje sipërmarrjes hoteliere që të japë kontributin e saj në akomodimin e njerëzve që kanë mbetur pa strehë.

Share this post