Sipërmarrësit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, takime biznesi me sipërmarrësit Sllovenë

Sipërmarrësit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, takime biznesi me sipërmarrësit Sllovenë

Sipërmarrësit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, takime biznesi me sipërmarrësit Sllovenë

Më shumë se 50 biznese shqiptare dhe sllovene u takuan sot në forumin e biznesit “Shqipëri-Slloveni”, organizuar në Tiranë. Në këto takime specifike kryesisht në fushën e infrastrukturës, teknologjisë, turizmit, energjisë, agro-përpunimit etj., sipërmarrësit e dy vendeve për kishin një paradite pune dhe kontaktesh që sipas vetë tyre u konsideruan të vlefshme. Pjesë e këtij forumi ishin dhe kryetarët e Dhomave të Tregtisë së të dy vendeve dhe Ministrat e Jashtëm.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka dhe si pritësi i sipërmarrësve sllovenë, duke i falenderuar për ardhjen në Tiranë u shpreh se “bashkëpunimi ynë mes Dhomave të Tregtisë dhe Industrive të dy vendeve tona është i hershëm i konkretizuar që në vitin 2009 me marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy dhomave tona, duke na çuar në bashkëpunim permanent me sipërmarrësit e dy vendeve”. Duke falenderuar Ministrat për praninë e tyre në forum, Jaka vlerësoi rëndësinë e këtij takimi me idenë e hedhjes së hapave konkretë në kontrata biznesi mes sipërmarrësve të të vendeve. “Dhoma jonë në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovenisë, dhomën homologe mendoj se duhet të punojmë më shumë në fushën e shkëmbimit të informacionit, veçanërisht për mundësi konkrete financimi si: fonde, grante dhe skema financimi që mund të ofrohen nga qeveria Sllovene në drejtim të konkurrueshmërisë dhe inovacionit, dhe në përfitim të biznesit shqiptar”, u shpreh ai në fjalën e tij duke shtuar se “forumi i sotëm e sjell këtë informacion të rëndësishëm nga ku ne si dhome marrim përgjegjësinë maksimale në informimin dhe nxitjen e sipërmarrjes sonë për të qenë përfitues të këtyre avantazheve nga vendet e huaja, konkretisht nga Sllovenia”. Homologu i tij slloven zoti Matej Rogejl e shikon vendin tonë si një mundësi që sipërmarrësit slloven të investojnë kapitalet e tyre. Ai u shpreh në forum se “është e rëndësishme të vendosim kontakte të vazhdueshme dhe të shohim se ku mund të zhvillohen kapitalet tona”.

Ndërsa Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar përshëndetën Forumin e Biznesit shqiptaro-slloven, duke vlerësuar interesin e dyanshëm dhe potencialin real të pashfrytëzuar deri tani duke theksuar se bashkëpunimi ekonomik, do të jetë një prioritet për dy ministritë e Jashtme dhe diplomacinë ekonomike.

Ministri Bushati theksoi se Forumi i biznesit është dëshmia e fundit e angazhimit të përbashkët si dhe një konfirmim i potencialit real për rritjen e shkëmbimeve tregtare, fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe nxitjen e investimeve. Në këtë kontekst, në Forumin e Biznesit Shqipëri-Slloveni, u vu theksi tek rëndësia e bashkëpunimit në fushën  e turizmit, energjisë, mjedisit, agro-përpunimit, farmaceutikës, infrastrukturës, etj.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.