Sekretarja e Përgjithshme e DHTIT takon atasheun tregtar pranë Ambasadës së Spanjës

Sekretarja e Përgjithshme e DHTIT takon atasheun tregtar pranë Ambasadës së Spanjës

Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, znj. Albana Laknori, priti në një takim atasheun tregtar pranë Ambasadës së Spanjës, me seli në Romë, znj. Pilar Merino Troncoso.

Fokusi i takimit ishte diskutimi i fushave të bashkëpunimit ku sipërmarrjet e të dy vendeve mund të angazhohen dhe të zhvillojnë partneritete të reja.

Znj. Laknori u shpreh se DHTIT është e hapur për bashkëpunim, me qëllim ndërtimin dhe forcimin e urave të komunikimit me sipërmarrjen spanjolle. Në këtë kuadër, ajo theksoi se DHTIT bashkëpunon ngushtë me Spanjën, duke qenë partnerë të projekteve të ndryshme të financuara nga Bashkimi Europian.

Gjithashtu, Sekretarja e Përgjithshme pati një ftesë për znj. Pilar Merino Troncoso që bizneset spanjolle të marrin pjesë në panairet dhe eventet që organizon DHTIT, ku më i afërti është “Medical and Beauty Fair”,  dedikuar industrisë së bukurisë.

DHTIT ka gjithashtu prezencë zyrtare në Spanjë përmes përfaqësuesit të saj, Eduard Hyseni.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.