Së shpejti panairi “WORK & STUDY, aty ku krijohen mundësitë për arsimin dhe punësimin profesional në Shqipëri

Së shpejti panairi “WORK & STUDY, aty ku krijohen mundësitë për arsimin dhe punësimin profesional në Shqipëri

HISTORIA JONË
WORK & STUDY, një markë e rikthyer në traditë, është një rrugë e nisur në vitin 2010, ku vit pas viti ka përmirësuar treguesit e saj në aspektin e punonjësve dhe bursave të studimeve profesionale. E nisur si një dëshirë për të sjellë ndryshim në përputhjen e kërkesës me ofertën, tashmë është kthyer në një institucion dhe domosdoshmëri për gjetjen e burimeve njerëzore.

KUSH NA MBËSHTET
Kjo iniciativë organizohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Së bashku, synojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërinstitucional, të krijojmë iniciativa të reja dhe të ndajmë rezultate të prekshme që do të përfitojnë si sektorin e arsimit, ashtu edhe atë të punësimit.

PSE TË MERRNI PJESË?
Për Studentët:
Merrni informacione të vlefshme mbi mundësitë arsimore, bursat, praktikat dhe rrugët e karrierës në Shqipëri dhe më gjerë.
Për Punëdhënësit & Universitetet: Prezantoni institucionin apo biznesin tuaj te studentët dhe punonjësit potencialë, duke forcuar përpjekjet tuaja për rekrutim.
Për Profesionistët: Mund të zbuloni bashkëpunime të reja dhe inovacione në arsim dhe punësim.

TË GJITHË JANË TË FTUAR TË MARRIN PJESË
-Ata që kërkojnë të punësojnë persona në profesione që mungojnë sot në treg, si hidraulikë, elektricistë, mekanikë makinash, rrobaqepës, parukierë, estetistë apo guida turistike, etj.
-Punëdhënësit që janë të interesuar të kenë mundësinë për të rekrutuar punonjës të kualifikuar falë ofertës më të mirë të rekomanduar nga universitetet tona.
-Punëdhënësit që janë të interesuar të marrin informacion për vende të reja pune dhe për të njohur tregun e punës.
-Institucionet Arsimore për të ekspozuar ofertat e tyre më të mira.
-Organizatat dhe Entitetet që ndihmojnë në krijimin dhe drejtimin e kompanive në Shqipëri.
-Të diplomuarit e rinj në arsimin profesional do të përfitojnë një praktikë një mujore në kompanitë pjesëmarrëse.

Kontakt

✉️ panairi-ws@cci.al
📞 +355 45620232
🌐 panairi.workandstudy

Share this post