Promovimi i projektit “1Future”, risitë dhe prezantimi i platformës

Promovimi i projektit “1Future”, risitë dhe prezantimi i platformës

Në kuadër të promovimit të projektit “1 Future”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si zbatuese e disa projekteve të tjera të programeve që financohen nga Bashkimi Europian, ka promovuar vazhdimisht risitë dhe rëndësinë që ky projekt ka në Shqipëri në çdo aktivitet të zhvilluar, teksa ka ftuar grupet e interesit që të jenë pjesë, me qëllim për të arritur një qasje sa më të gjerë dhe efikase të zbatimit të tij.

Konkretisht, në muajin qershor, gjatë një workshopi kushtuar projektit “Engagament”, si pjesë e programit Interreg IPA South Adriatic, DHTIT, përpos objektivave të projektit, i prezantoi pjesëmarrësit me platformën e 1Future (https://www.1future-platform.com), e cila do të shërbejë për të ndërlidhur e fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, sipërmarrjeve dhe studentëve drejt politikave më të qëndrueshme.

“1Future” synon të mbështesë institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor për të ndërtuar kapacitete në fushën e qëndrueshmërisë, elasticitetit dhe veprimit klimatik. Për një shoqëri të qëndrueshme dhe elastike, është e rëndësishme që sistemi i arsimit të lartë të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve dhe njohurive ndërdisiplinore.

Share this post