Projekti RAPPORT, DHTIT ftesë për pjesëmarrje në 3 worshop-e online mbi zhvillimin e arsimit profesional
Në kuadër të projektit RAPPORT, i financuar nga Bashkimi Evropian, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTIT), si një nga partnerët nga Shqipëria, do të organizojë tre workshope online me fokus në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit dhe formimit profesional (VET).
Worshop-et do të jenë online.
Worshop-i i parë do të zhvillohet në datën 4 nëntor nga ora 09:00-14:00 dhe do të ketë në fokus “Praktikat më të mira në bashkëpunimin me aktorët dhe analizën e tregut të punës për parashikimin e aftësive të së ardhmes”. Ky workshop do të zhvillohet nga Shoqata Kombëtare e Këshilluesve të Karrierës (ASNOR), një tjetër partnere e rëndësishme e këtij projekti.
Qëllimi është të eksplorohen mënyrat efektive të bashkëpunimit me palët e interesit dhe përdorimi i analizave të tregut të punës për përshtatjen e programeve të VET me nevojat reale të tregut.
Worshop-i i dytë do të zhvillohet më 12 nëntor, në po të njëjtin orar. Temë e këtij workshop-i, lëhtësuar nga “Mediterranean Management Center” (MMC), është “Integrimi i aftësive ndërpersonale në kurrikulat e VET”. Pjesëmarrësit do të njihen me aftësitë kyçe sipas sektorëve, metodat efektive të mësimdhënies për përfshirjen e tyre në kurrikula, si dhe mënyrat e vlerësimit të tyre brenda programeve ekzistuese. Gjithashtu, do të mundësohet shkëmbimi i praktikave të mira dhe eksperiencave konkrete nga pjesëmarrësit.
Worshop-i i tretë, organizuar nga DIMITRA më 18 nëntor, ka të bëjë me “Praktikat më të mira për përfshirjen në arsimin dhe formimin profesional (VET)”. Aty do të mësohen mbi: Kuptimin e përfshirjes dhe barrierave në VET; Krijimin e mjediseve gjithëpërfshirëse për nxënësit; Mbështetja e diversitetit; Zhvillimi profesional i trajnerëve për përfshirjen; Përdorimi i teknologjisë për arsim gjithëpërfshirës.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga përvoja dhe njohuritë që do të ndahen gjatë këtyre workshopeve.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni: Znj. Aris Tasho
Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Departamentit të Projekteve
aris_tasho@cci.al