Projekti DERHE/ Përmbyllet me sukses cikli i trajnimeve mbi “Project Management”
Në kuadër të projektit DERHE, të financuar nga Bashkimi Evropian, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, përmbyllën me sukses ciklin e trajnimit mbi “Project Management”, i zhvilluar me “SL Studio”.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është partnere aktive në këtë projekt, i cili synon modernizimin e arsimit në përputhje me trendet e digjitalizimit.

Trajnime të tilla janë thelbësore për rritjen profesionale, pasi ndihmojnë në përditësimin e njohurive, zhvillimin e aftësive praktike dhe përgatitjen më të mirë për sfidat e tregut modern.
Çfarë synon projekti?
Projekti DERHE kontribuon në nxitjen e transformimit digjital në institucionet e arsimit të lartë në Ballkan, duke rritur aftësitë e studentëve dhe duke mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të rajonit.