Prezantimi i “ENGAGEMENT”/ Diskutime midis partnerëve të projektit

Prezantimi i “ENGAGEMENT”/ Diskutime midis partnerëve të projektit

Projekti ENGAGEMENT po ecën përpara me përmbushjen e objektivave për krijimin e një bashkëpunimi inovativ arsim-biznes, projekt në të cilin Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është partner udhëheqës.

Më 29 prill 2024, partnerët e projektit zhvilluan një takim online. Fokusi u vendos në:

  • Organizimin e seminareve dhe angazhimin e palëve të interesuara për të identifikuar nevojat, sfidat dhe pritshmëritë e funksionimit të sistemit dual në vendet e Ballkanit Perëndimor;
  • Identifikimin e aspekteve (kulturore, mjedisore, sociale dhe legjislative) që pengojnë angazhimin efektiv të NVM-ve në rritjen e bashkëpunimit biznes – arsim;
  • Hartimin e një Plani të Përbashkët Veprimi, me qëllim qasjen e NVM-ve me sistemet e trajnimit.

Qëllimi i projektit është zgjerimi i mundësive për ndërmarrjet e vogla e të mesme (NVM) dhe institucionet e trajnimit në Shqipëri dhe vendet e rajonit.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.