Përfundon ADDUPT, zhvillohet në Malaga konferenca përmbyllëse, DHTIT dhe ACT prezantojnë rezultatet për Shqipërinë
Më 28 nëntor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT) mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit ADDUPT, që u zhvillua në Malaga, Spanjë. Shqipëria u përfaqësua nga dy partnerë: DHTI-Tiranë dhe Qendra Shqiptare për Edukim, Përkujdesje dhe Trajnim (ACT Center).
Partnerët të tjerë, kryesorë të projektit janë: CENTRO SUPERIOR DE FORMACION EUROPA-SUR SA (Spanjë) – koordinator i projektit; Qendra për Zhvillim Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisor Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë); Green Home (Mali i Zi); Organizata Arsimore Eurotraining (Greqi); CESIE ETS (Itali); Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Rajonit të Banja Lukës – CCIBL (Bosnje dhe Hercegovinë); Qendra për Inovacionin Social – CSI (Qipro).

Gjatë kësaj konference, partnerët nga vendet e Ballkanit dhe Europa prezantuan rezultatet e projektit, që ka si qëllim të afrojë arsimin profesional me sektorin e gjelbër, duke ndihmuar profesionistët e rinj të përgatiten për tregun e punës dhe sipërmarrjet e ardhshme.
Një nga momentet më të rëndësishme ishte tryeza e rrumbullakët, ku u diskutua roli i mikro-mësimit dhe tranzicionit të gjelbër në arsimin profesional, dhe pse kjo është thelbësore për zhvillimin e sipërmarrjeve dhe për aftësimin e profesionistëve të ardhshëm.

Gjatë konferencës u prezantuan edhe 60 burime dixhitale të mikro-mësimit, të përgatitura nga trajnerë dhe mësues nga vendet e Ballkanit. Këto materiale do të jenë të aksesueshme për mësuesit dhe trajnerët, si një mbështetje praktike për zhvillimin e aftësive dhe mësimdhënien.
Projekti ADDUPT, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian ka nisur në vitin janar 2023 dhe përfundoi pas 2 vitesh bashkëpunimi ndërkombëtar.
Për të siguruar vazhdimësinë e nismës edhe pas përfundimit të projektit, është krijuar një faqe online, e aksesueshme edhe në gjuhën shqipe, ku mund të mësoni më shumë mbi projektin, materialet mësimore dhe format e kontaktit.
Ky projekt është një shembull i qartë sesi bashkëpunimi ndërkombëtar dhe inovacioni në arsimin profesional mund të ndihmojnë profesionistët e rinj dhe sipërmarrësit të jenë më të përgatitur për një të ardhme më të qëndrueshme. Me përfshirjen në këto projekte, qëllimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, është të afrojë biznesin me qasjen VET, duke e përfshirë aktivisht në programet e trajnimeve dhe zhvillimeve që i përshtaten nevojave të tyre.
Web- https://learning4green.eu/
Facebook- https://www.facebook.com/learning4green.eu
Instagram- https://www.instagram.com/addupt.eu/