Origjina Preferenciale: Tranzicioni PEM dhe Marrëdhëniet Shqipëri–Turqi
Më 1 Qershor 2026, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, u zhvillua trajnimi i dedikuar për bizneset mbi rregullat e origjinës preferenciale, ndryshimet e kuadrit PEM dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me:
✅ Kuadrin ligjor dhe ndryshimet kryesore ndërmjet rregullave PEM 2012 dhe rregullave të rishikuara
✅ Periudhën tranzitore dhe zbatimin praktik të rregullave të reja të origjinës
✅ Dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e origjinës preferenciale
✅ Plotësimin dhe përdorimin e provave të origjinës në import dhe eksport
✅ Ndikimin e ndryshimeve në marrëdhëniet tregtare Shqipëri–Turqi
✅ Raste praktike mbi procedurat doganore dhe trajtimin e tyre nga bizneset
Trajnimi u zhvillua përmes një kombinimi të prezantimeve teorike, analizës së rasteve konkrete dhe diskutimeve interaktive, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave dhe adresimin e pyetjeve të pjesëmarrësve.
🎤 Një falënderim i veçantë për lektoren Flutura Shehi, Shefe e Sektorit të Procedurave pranë DPD-së, e cila ndau ekspertizën e saj mbi 25-vjeçare në fushën e procedurave doganore dhe proceseve të import-eksportit.
🙏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesin dhe angazhimin e tyre aktiv. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të vijojë të ofrojë aktivitete trajnuese që mbështesin informimin dhe zhvillimin e komunitetit të biznesit.
#CCIT #DhomaETregtisë #Trajnim #OrigjinaPreferenciale #PEM #Dogana #ImportEksport #Shqipëri #Turqi #Biznesi #TradeFacilitation

