Njoftim për shtyp: Takimi i dytë i projektit SCOPE

Njoftim per shtyp: Takimi i dyte i projektit SCOPE

Njoftim për shtyp: Takimi i dytë i projektit SCOPE

Më 25 nëntor 2020, u zhvillua takimi i 2-të i projektit Scope midis partnerëve.

Situata e Covid-19 për shkak të kufizimeve të tij ka ndikuar në planin tonë të punës, aktivitetet dhe takimet që ishin planifikuar të zhvilloheshin gjatë kësaj periudhe.

Takimi i dytë i këtij projekti nuk mund të organizohej ballë për ballë, por prapë u realizua më së miri virtualisht në platformën online GoToMeeting.

Në takim morën pjesë koordinatorja e projektit të Scope, Nastjana Dedo dhe përfaqësuesit përkatës të të gjithë partnerëve:

Qendra për Kërkime dhe Teknologji Hellas-Hellenic Institute of Transport – LEAD PARTNER

Partnerët:

Universiteti Aristotel i Selanikut – Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë – BCCI

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Dhoma e Profesionistëve të Selanikut

Shoqata Rajonale Industriale – Smolyan

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Smolyan

 

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i implementimit të projektit, ecuria e aktiviteteve si dhe diskutimi mbi hapat e ardhshëm.

Pjesa e parë e këtij takimi iu kushtua prezantimit të punës së bërë dhe në progres, ndarjes së afateve, shkëmbimit të pikëpamjeve për muajt në vijim. Diskutimi vazhdoi më tej në lidhje me situatën e vështirë që ndodhet secili vend partner, shkaktuar nga Covid-19 dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të arritur objektivat e projektit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.