Njoftim për shtyp
Event promovues – 16 Gusht 2019
Dardhë, Korçë
Në datat 16-18 Gusht 2019, stafi i projektit Agroinnoeco i përbërë nga Drejtoresha e Departamentit të Projektit znj. Viola Xhindi, Menaxher projekti z.Arbi Hoxha dhe Stafi Teknik I Projektit znj Elida Boshnjaku morën pjesë në 3 aktivitetet e mëposhtme:
Festa e Dardhës: 16 Gusht 2019 në Dardhë, Korçë
Festa e Birrës: 17 Gusht në Korçë
Vizitë në terren në Inkubatorin e Produkteve Lokale: 18 Gusht në Bënjë, Përmet.
Stafi i projektit Agroinnoeco vizitoi Festën e Dardhës, që u organizua më 16 Gusht në qendër të fshatit turistik Dardhë të Korçës. Festa e Dardhës prezantoi dhe promovoi produktet lokale bio të zonës (byrekë përfshirë byrekun shumë të njohur “Lakrori”, lëngje frutash, raki, mjaltë të zonës etj), të përgatitur nga komuniteti lokal, produktet e bizneseve lokale dhe ato të përgatitura nga Shoqata “Shpresa”.
Në këtë ditë të festës, shtëpi private të fshatit, vila, hotele dhe bare hapën dyert dhe pritën një numër të madh vizitorësh, duke u ofruar atyre produkte të shijshme tipike lokale, raki kumbulle të egër etj. Kështu vizitorët lokal dhe të huaj që vizituan zonën në këtë event, patën shansin të shijonin ushqimin tipik dhe pije, si dhe të përfshiheshin në aktivitete.
Për DHTIT, një event i tillë ishte një mundësi e mirë për të promovuar projektin tek komuniteti lokal, bizneset lokale dhe vizitorët, duke u prezantuar atyre idetë inovative të krijuara në kuadër të projekti në Garën Agroinnoeco. Nga pjesëmarrësit u shfaq interes mbi projektin dhe aktorë të rinj u arritën.
Me interes të veçantë ishte takimi me organizatorin e eventit z. Niko Nalli, i cili ishte dhe përfaqësuesi i Shoqatës “Shpresa “, një person mjaft punëtor i cili ruante dhe promovonte me fanatizëm vlerat dhe traditat e zonës së Dardhës. Ai prezantoi rolin dhe funksionin e shoqatës dhe shprehu interes mbi aktivitetin e Departamentit të Projektit të DHTIT. Në fund të takimit, u shpreh interes për të parë mundësitë e bashkëpunimit me shoqatën.