Njoftim për Shtyp

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Tiranë në Panairin e Përgjithshëm në Elbasan; Prezantohet Projekti BIOECO – R.D.I

Njoftim për Shtyp

Event ndërgjegjësues drejtuar qendrave kërkimore dhe akademisë 15 Nëntor 2018.

Me datë 15 Nëntor 2018, u mbajt eventi i parë ndërgjegjësues drejtuar qendrave kërkimore dhe akademike. Eventi u organizua në sallën e mbledhjeve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë ku morën pjesë profesorë – ekspertë kërkimorë dhe akademikë të cilët kontribuojnë në fushën e bioteknologjisë, pularive dhe pylltarisë.

Eventi u hap nga znj. Elida Boshnjaku – Menaxhere e projektit, e cila i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe u prezantoi atyre në detaje projektin, qëllimin, objektivat dhe rezultatet e pritshme.

Më pas eventi u vijua me diskutime dhe shkëmbime mendimesh rreth potencialit të gjërë të biomasës në Shqipëri, nevojës për të hartuar një strategji për bioekonominë si dhe për të mbështetur valorizimin e mbetjeve dhe nxitjen e aktiviteteve me bazë biomasën.

Nga diskutimi u konkludua që tema e bioekonomisë akoma përfaqëson një sfidë në termat e ndërgjegjësimit publik.

Në këtë kontekst vjen në ndihmë një nga objektivat e projektit që është nxitja e angazhimit të aktorëve duke përfshirë akademikët dhe kërkuesit si pjesë e  rëndësishme e helikës së trefishtë të projektit.

Ata konsiderohen si një burim i rëndësishëm për mësimin reciprok dhe të kuptuarit e fushës. Ekspertët u shprehën të gatshëm për të ofruar  mbështetjen e tyre në zbatimin e projektit, prezantuan disa ide sesi mund të komunikohet koncepti i bioekonomisë dhe cilat janë mjetet e rëndësishme që mund të përdoren për të arritur indikatorët e komunikimit.

Për më shumë informacion rreth EVENTIT NDËRGJEGJËSUES, vizitoni www.cci.al dhe/ose kontaktoni:

znj. Elida Boshnjaku, Menaxhere projekti

elida_boshnjaku@cci.al

+355 (0) 45 800 936

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.