Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Dhomës Italo-Shqiptare

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Dhomës Italo-Shqiptare

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, zhvilloi një takim zyrtar me Zv. Presidentin e Dhomës Italo-Shqiptare, z. Gaetano Tarsitani. Në përfundim të takimit u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes dy institucioneve, që përfaqësojnë komunitetet më të rëndësishme të biznesit në Shqiperi.
Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe kjo marrëveshje krijon një kornizë të qëndrueshme për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, me përfitime të drejtpërdrejta për bizneset shqiptare dhe italiane.
Bashkëpunimi do të përqendrohet në:
🔹 Rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, duke lehtësuar kontaktet mes kompanive dhe hyrjen e tyre në tregjet e njëri-tjetrit;
🔹 Mbështetjen e interesave të përbashkëta të bizneseve arbëreshe në Itali dhe të kompanive italiane që operojnë në Shqipëri;
🔹 Organizimin e një takimi B2B në vijim të kësaj marrëveshjeje, ku biznese nga të dy vendet do të kenë mundësinë të njihen dhe të krijojnë partneritete konkrete;
🔹 Zhvillimin e iniciativave dhe eventeve të përbashkëta në shërbim të anëtarëve të të dy dhomave.
Të dyja palët shprehën angazhimin që kjo marrëveshje të mos mbetet vetëm në letër, por të sjellë rezultate të prekshme përmes projekteve dhe aktiviteteve konkrete.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vijon punën për të forcuar partneritetet ndërkombëtare dhe për t’i hapur bizneseve shqiptare mundësi të reja bashkëpunimi.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.