Në kërkim të një pune apo mundësie të shkëlqyer shkollimi? Panairi “Work & Study” vjen në të gjithë Shqipërinë! Ja çfarë duhet të dini

Në kërkim të një pune apo mundësie të shkëlqyer shkollimi? Panairi “Work & Study” vjen në të gjithë Shqipërinë! Ja çfarë duhet të dini

Në datat 27-28 shkurt do të çelet sipari i panarit “Work and Study”, panairi më i madh i punësimit dhe studimit, një nismë e nisur që në 2010 nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. Për 15 vite me radhë, ky panair është shndërruar në një traditë me qëllim kryesor për t’u ardhur në ndihmë çdo kujt që kërkon një mundësi punësimi ose studimi.

Ndalesa e parë do të jetë në Tiranë në 27-28 shkurt, për të vijuar në Dibër, Bulqizë, Kukës, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Berat etj, dhe për ta mbyllur në Vlorë më 28 mars.

Përgjatë 1 muaji, ky panair do të sjellë ofertat më të mira nga kompanitë e mëdha dhe institucionet arsimore, si private ashtu edhe publike. Numri i kompanive dhe institucioneve që do të marrin pjesë këtë vit është rritur ndjeshëm, duke ofruar mundësi të shumta për të rinjtë që duan të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale dhe akademike.

“Work and Study” ka si synim kryesor orientimin e të rinjve drejt tregut të punës dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme, duke ofruar njohuri mbi cilësinë e tregut të dijeve dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm profesional.

Kalendari 

Tiranë, Kamëz, Vorë – 27-28 Shkurt
•Dibër, Bulqizë – 3 Mars
•Mat, Klos – 3 Mars
•Kukës, Has, Tropojë – 4 Mars
•Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë-Fushë Arrëz – 5 Mars
•Lezhë, Mirditë, Kurbin – 6 Mars
•Kavajë, Rrogozhinë – 10 Mars
•Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar, Poliçan – 10 Mars
•Durrës, Shijak – 11 Mars
•Gramsh – 12 Mars
•Krujë – 13 Mars
•Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol – 17 Mars
•Dropull, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj – 18 Mars
•Librazhd, Prrenjas – 19 Mars
•Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh – 20 Mars
•Fier, Patos, Roskovec, Mallakastër – 21 Mars
•Lushnjë, Divjakë – 21 Mars
•Korçë, Pustec, Maliq, Devoll – 25 Mars
•Pogradec – 25 Mars
•Kolonjë, Ersekë – 26 Mars
•Vlorë, Himarë, Selenicë – 28 Mars

Share this post