Mision biznesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në Kubë
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka dhe një delegacion biznesi anëtar të këtij institucioni po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Kubë. Ky delegacion më datë 22 shkurt 2019, kishte një takim me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë së Kubës. Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e bashkëpunimeve të reja mes dy vendeve tona. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Jaka duke i falenderuar miqtë për mikpritjen, u shpreh se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve janë të pakta, duke kërkuar në këtë mënyrë një vendosje të shkëmbimeve të reja mes dy vendeve. Këtë bashkëpunim zoti Jaka e sheh kryesisht në fushën e turizmit, duke garantuar që mes dy dhomave tona mund të vendosen komunikime të drejtpërdrejta për t’u njohur me pikat e përbashkëta.