Mbi Zbatimin e Ligjit Nr. 92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
Gjatë tri ditëve intensive (27-29 prill), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi trajnimin e dedikuar: “Mbi Zbatimin e Ligjit Nr. 92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i ndryshuar”.
Ishte një kënaqësi të shihnim një angazhim kaq të lartë nga përfaqësuesit e bizneseve dhe profesionistët e fushës, të cilët u bënë pjesë e diskutimeve mbi sfidat reale të legjislacionit tatimor në Shqipëri.
Nën udhëheqjen e ekspertit Z. Arben Hasanaj (Përgjegjës i TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve), pjesëmarrësit u thelluan në:
Vetëfaturimin dhe praktikat e autongarkesës.
Trajtimin e faturave nga jo-rezidentët.
Kriteret e zbritjes së TVSH-së dhe regjimet e furnizimit.
Raste praktike të deklarimit dhe analizë të vlerës së tatueshme.

