Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë, deri më 15 korrik 2019 bizneset të paraqesin problematikat e tyre pranë Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar

Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë, deri më 15 korrik 2019 bizneset të paraqesin problematikat e tyre pranë Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar

Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë, deri më 15 korrik 2019 bizneset të paraqesin problematikat e tyre pranë Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar po ndjek më shumë interes dhe vëmendje marrëdhëniet ekonomike rajonale dhe në mënyrë të veçantë Shqipëri – Kosovë.

Konferenca e organizuar në 21 maj në Tiranë më temë “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Shqipëri-Kosovë”, nxori në pah pengesat e mëdha që aktualisht sipërmarrja e të dy shteteve tona po përjeton.

Përfaqësuesit e lartë të qeverisë se Kosovës reklamuan një sondazh të realizuar në sipërmarrjen e Kosovës lidhur më pengesat e të bërit biznes më fokus eksportin.

Fatkeqësisht Shqipëria radhitej e dyta në renditjen e vendeve të rajonit.

Nga ana tjetër edhe sipërmarrja shqiptare ka rezervat e veta lidhur më pengesat dhe vështirësitë e penetrimit në tregun e Kosovës.

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar gjykon që kjo situatë problematike jo vetëm që nuk i shërben krijimit të një klime bashkëpunuese dhe ndërvepruese ndërmjet sipërmarrjeve të vendeve tona, por kjo klimë konfliktuale i largon më shumë sipërmarrjet dhe qytetarët e dy shteteve dhe një kombi.

Sa me sipër Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ka ngritur grupin e punës dhe kordinatorët përkatës.

Kordinatori për Kosovën është Oda Ekonomike e Kosovës dhe kordinatori për Shqipërinë është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë më detyra të përcaktuara si më poshtë:

1. Mbledhjen dhe filtrimin e te gjithë problematikës që kanë sipërmarrjet e Shqipërisë dhe Kosovës brenda datës 15 korrik 2019.

2. Analizimin e materialit përmbledhës të kordinatorëve të dy vendeve nga grupi i punës i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar  brenda datës  20 korrik 2019.

3. Miratimi në Bordin e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar i materialit përfundimtar që do ju drejtohet dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës brenda datës 30 korrik 2019.

Në këtë kontekst Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si kordinatore e këtij forumi për Shqipërinë u bën thirrje publike të gjithë sipërmarrjeve shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre eksportues më Kosovën që brenda datës 15 korrik 2019 të reklamojnë në formë te shkruar problematikat dhe pengesat e hasura gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre duke ju garantuar që Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptare do trajtojë më objektivitet dhe në mënyrë profesionale procedurën e zgjidhjes së pengesave dhe barrierave që kushtëzojnë potencialet dhe mundësitë e të bërit biznes Shqipëri-Kosovë.

Ju bëjmë më dije që numri i sipërmarrjeve shqiptare që eksporton në Kosovë nuk e kalon numrin prej 800 subjekte tregtare duke ju referuar të dhënave të 6 mujorit të parë 2019. Një shifër kjo jashtë mase e ulët po ta krahasojmë me potencialet që kanë sipërmarrjet tona të një kombi.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.