Kryetari JAKA takon ambasadorin e Kazakistanit, Z. Yerkebulan Sapiyev

Kryetari JAKA takon ambasadorin e Kazakistanit, Z. Yerkebulan Sapiyev

Kryetari JAKA takon ambasadorin e Kazakistanit, Z. Yerkebulan Sapiyev

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z. Nikolin Jaka, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Kazakistanit në Turqi, Shkëlqesinë e tij Z. Yerkebulan Sapiyev, si dhe Konsullin e Nderit të Kazakistanit në Shqipëri, Z. Afrim Pacolli.

Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të sipërmarrësve nga të dyja vendet.

Teksa vlerësoi dhe theksoi vijueshmërinë e fuqizimit të partneritetit mes dy vendeve, Z. Sapiyev, veçanërisht, vuri në dukje potencialet e Shqipërisë në turizëm, ku renditi sugjerimet e tij për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në këtë sektor.

“Duhet të krijojmë korridoret e transportit për ta arritur këtë qëllim. Të bëjmë analiza dhe kërkime për shërbimet e transportit. Mund të krijojmë gjithashtu një grup pune për të promovuar turizmin e dy vendeve dhe të shpalosim paketat turistike.”

Ky propozim u prit pozitivisht nga Kreu i DhTIT Tiranë, Z. Jaka, i cili, gjatë fjalës së tij përmendi edhe energjinë, sidomos energjitë e rinovueshme, si një ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e investimeve në vendin tonë.

“Ne jemi të gatshëm të organizojmë forume biznesi dhe të bëjmë pse jo edhe një tur për të eksploruar/prezantuar kështu interesat konkrete të palëve në turizëm, energji etj. Mundësitë për të investuar në Shqipëri janë të pafundme.”

Gjatë takimit, diplomati Sapiyev solli në kujtesë edhe nënshkrimin e marrëveshjes në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për heqjen e ndërsjellë të vizave që hyn në fuqi në prill të këtij viti, hap i cili do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve.

Nga ana tjetër, Z. Afrim Pacolli, përfaqësues i “Mabetex Group” dhe njëkohësisht Konsull i Nderit të Kazakistanit në Shqipëri, hodhi si ide realizimin e një organizimi për të mirëpritur në Shqipëri biznesmenët e Kazakistanit që ta shohin vendin tonë si një opsion për të investuar.

“Unë falenderoj qeverinë e Kazakistanit për besimin dhe ndihmën që na ka ofruar. Sugjerimi im është të bëjmë një organizim për të sjellë biznesmenët e Kazakistanit në Shqipëri për t’iu treguar se ku mund të investojnë këtu.”

Në përfundim të takimit, palët shprehën vendosmërinë që propozimet e bëra gjatë takimit të jetësohen në punë konkrete.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.