Kryetari Jaka takohet me ambasadorin e Sulltanatit tё Omanit
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka mirëpriti sot në një takim pune ambasadorin e ri të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Nazar Aljulanda Majid Al-Said.
Diskutimet u përqëndruan në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve dhe nxitjen e investimeve me përfitime të ndërsjella në sektorët strategjikë.
U shpreh vullneti dhe angazhimi i përbashkët për të përmirësuar më tej bashkëpunimin, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve promovuese, takimeve B2B, misioneve tregtare, ekspozitave dhe shkëmbimit të informacionit të biznesit.