Kryetari i DHTIT, Z. Nikolin Jaka, në Tajlandë për mundësi të reja bashkëpunimi

Kryetari i DHTIT, Z. Nikolin Jaka, në Tajlandë për mundësi të reja bashkëpunimi

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, Z. Nikolin Jaka, ka realizuar një vizitë 3-ditore në Tajlandë, ku zhvilloi takime të rëndësishme, me qëllim forcimin e lidhjeve tregtare dhe investuese midis 2 vendeve.

Gjatë vizitës, Z. Jaka ishte shoqëruar nga Drejtoresha e Eventeve dhe B2B në DHTIT, Ornela Gaçe, si dhe një delegacion nga Shqipëria. Ky delegacion ishte i përbërë nga përfaqësues biznesi, anëtarë të Dhomës, si Aleksandër Naçi nga “Agna Group”; Amarildo Shaholli, “Greenpanel Shpk”; Renato Begaj, “Erzeni”; Ylli Hoxha “HIDROFAHO”; Rodolf Xhillari, “Balkan Trans Albania”; Mark Babani “Mare Adriatik Shpk”; Kreshnik Lesakaj, “Biote” dhe Jurgen Memisha “X Plan Studio”.

Një nga momentet kyçe të vizitës ishte takimi me Kryebashkiakun e Phuket, Z. Saroj Angkanapilas, si dhe me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë së këtij qyteti, Z. Kongsak Khoopongsakorn. Këto takime kishin për qëllim eksplorimin e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të dy vendeve, ku përveç shkëmbimeve tregtare, u fol edhe për mundësitë për investime dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Nikolin Jaka theksoi gjatë bisedimeve se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës është e gatshme të kontribuojë në rritjen e fluksit të komunikimit ndërmjet bizneseve të Shqipërisë dhe Tajlandës, duke hapur mundësi për bashkëpunime konkrete dhe partneritete të qëndrueshme.

Kjo vizitë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit ndërmjet 2 vendeve, me një fokus të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e investimeve, turizmit dhe tregtisë.

Kryetari i DHTIT, Z.Nikolin Jaka me Kryebashkiakun e Phuket, Z. Saroj Angkanapilas
Kryetari i DHTIT, Z.Nikolin Jaka me Kryebashkiakun e Phuket, Z. Saroj Angkanapilas
Kryetari i DHTIT, Z. Nikolin Jaka me homologun e tij në Phuket Z. Kongsak Khoopongsakorn
Kryetari i DHTIT, Z. Nikolin Jaka me homologun e tij në Phuket Z. Kongsak Khoopongsakorn

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.