Kryetari i DHTIT, z.Jaka pret ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri: Të organizojmë një forum biznesi të përbashkët

Kryetari i DHTIT, z.Jaka pret ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri: Të organizojmë një forum biznesi të përbashkët

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, z. Anar Huseynov.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi dhe forcimi i urave të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, duke marrë në konsideratë faktin se shkëmbimet tregtare aktuale ndodhen në nivele të ulëta, pavarësisht potencialit të konsiderueshëm që ekziston.

Gjatë takimit, Shkëlqesia e Tij, z. Anar Huseynov, theksoi interesin për identifikimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes sipërmarrjeve të dy vendeve, në disa sektorë me interes të ndërsjellë, si turizmi, bujqësia dhe ndërtimi, me fokus të veçantë në thithjen e investitorëve nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, z. Anar Huseynov

Në këtë kuadër, z. Nikolin Jaka propozoi organizimin e një forumi të përbashkët biznesi, i cili mund të zhvillohet në muajt në vijim, në Baku ose në Tiranë. Ai u shpreh se ky forum do të përbënte një fazë të parë të rëndësishme për identifikimin e mundësive të bashkëpunimit, shkëmbimin e informacionit dhe njohjen e ndërsjellë të sipërmarrjeve të interesuara, me synimin e finalizimit të një forumi të përbashkët ekonomik që do të sillte rezultate konkrete.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Jaka, theksoi se ambasadorët më të mirë të një vendi janë vetë sipërmarrësit që investojnë dhe veprojnë në të. Në këtë këndvështrim ftoi Shkëlqesinë e Tij, z. Anar Huseynov, për të bashkuar përpjekjet në ndërtimin e modeleve të suksesshme bashkëpunimi. Të dy palët u shprehën njëzëri se kjo përbën mënyrën më efektive për të hapur rrugën e investimeve të ndërsjella.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.