Kryetari i DHTIT-së, z.Jaka pret në takim kreun e ICE: Të gatshëm për bashkëpunim

Kryetari i DHTIT-së, z.Jaka pret në takim kreun e ICE: Të gatshëm për bashkëpunim

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka zhvilloi një takim me drejtuesin e Agjencisë Italiane për Promovimin e Shkëmbimeve Tregtare (ICE) në Ambasadën e Italisë, z. Matteo Picariello.

Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy sipërmarrjeve të dy vendeve. Në fjalën e tij, kreu i DHTIT-së, z. Jaka, vuri theksin te bashkëpunimi i mirë që DHTIT dhe ICE kanë pasur ndër vite. Ai vlerësoi kontributin e ICE-së, duke e cilësuar atë si një model për sipërmarrjen shqiptare, dhe nënvizoi se bashkëpunimi duhet të intensifikohet, pasi mundësitë janë të mëdha.

Kryetari z.Nikolin Jaka dhe stafi i DHTIT-së

Nga ana e tij, z. Picariello ftoi DHTIT-në që të marrë pjesë në Forumin e Biznesit, që do të organizohet nga ICE në bashkëpunim me AIDA, gjatë muajit prill 2026. Në këtë forum pritet të jetë e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, së bashku me ministra të fushës. Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve mes palëve, gjatë eventit do të zhvillohen edhe sesione të forumit të biznesit dhe takime B2B.

Drejtuesi i Agjencisë Italiane për Promovimin e Shkëmbimeve Tregtare (ICE) në Ambasadën e Italisë, z. Matteo Picariello

Forumi do të jetë i ndarë në katër sesione kryesore, me fokus: infrastrukturën, energjinë/ambientin, turizmin dhe teknologjinë.

Z. Jaka theksoi gatishmërinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë për të bashkëpunuar në zhvillimin e këtij eventi, duke informuar edhe të gjitha kompanitë shqiptare që janë të interesuara për të marrë pjesë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.