Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, së bashku me ambasadorin e Katarit, vizitë në MatilPro

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, së bashku me ambasadorin e Katarit, vizitë në MatilPro

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, së bashku ambasadorin e Katarit në vendin tonë, Z. Jabor Ali Hussein Al Dossari realizuan një vizitë në kompaninë MatilPro, në Tiranë.

Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me ambientet e punës dhe proceset e zhvillimit të kompanisë.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur industria fason në Shqipëri po përballet me sfida të shumta, të ndikuara nga ndryshimet globale dhe vështirësitë ekonomike. Të pranishmit diskutuan mbi mënyrat për të mbështetur këtë sektor të rëndësishëm dhe për të nxitur investimet e huaja, duke përfshirë edhe mundësinë e bashkëpunimeve me partnerë te rëndësishëm për Shqipërinë, si Katari.

Vizita u cilësua si një mundësi e rëndësishme për të adresuar sfidat e industrisë, për të rritur ndërgjegjësimin mbi nevojat e saj dhe për të nxitur bashkëpunimin ekonomik me partnerë ndërkombëtarë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.