Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë pret në takim ambasadorin e ri të Japonisë në vendin tonë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë pret në takim ambasadorin e ri të Japonisë në vendin tonë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë pret në takim ambasadorin e ri të Japonisë në vendin tonë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka priti në një takim ambasadorin e ri të Japonisë në vendin tonë, zotin Takada Mitsuyuki.

Takimi i kërkuar nga ambasadori i ri i Japonisë erdhi si nevojë e ridimensionimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona. Si një njeri i ardhur nga bota e sipërmarrjes, zoti Mitsuyuki në takimin me zotin Jaka, u shpreh se është e rëndësishme që Shqipëria të prezantohet për sipërmarrësit japonezë, pasi sipas tij edhe pse larg gjeografikisht mundësitë potenciale për të investuar në vendin tonë janë të mëdha, kjo dhe për vendosjen gjeografike të vendit tonë.

Aktualisht në vendin tonë operon një kompani japoneze që e ka rezidencën në Kamëz dhe ka të punësuar 250 punëtorë dhe eksporton 100 për qind tek fiati në Itali.

Në këtë vështrim ambasadori e sheh të rëndësishme që të shkohet më tej në bashkëpunimin ekonomik.

Kryetari i DHTIT, zoti Jaka duke e vlerësuar këtë fakt u shpreh i gatshëm të vihen në dispozicion të gjithë informacionet që ka institucioni ynë. Për kryetarin Jaka mundësitë për të investuar në vendin tonë janë të mëdha si në industri, teknologji, pasi “kapitali human është i ri dhe i shkolluar dhe adaptohet shpejt me të renë”.

Po kështu kryetari i DHTIT vlerësoi mundësinë që Dhoma të ketë në Japoni dhe përfaqësues të sajin, referuar këtu përfaqësuesve që ka ky institucion në shumë vende të botës.

Mes bashkëbiseduesve u la e hapur mundësia për shkëmbimin e informacioneve të vazhdueshme dhe vendosje kontaktesh me Federatën e Biznesit të Japonisë.

 

Share this post