“Katari interes për investime”, kryetari i DHTIT-së Nikolin Jaka dhe ambasadori Al Dosari vizitë në kompaninë “Filipi Co”

“Katari interes për investime”, kryetari i DHTIT-së Nikolin Jaka dhe ambasadori Al Dosari vizitë në kompaninë “Filipi Co”

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka, zhvilloi një vizitë në ambientet e kompanisë “Filipi Co”, e specializuar në mbledhjen, përpunimin dhe eksportin e bimëve medicinale dhe aromatike.

Kjo vizitë u realizua pas interesit të veçantë të treguar nga Ambasadori i Katarit në Shqipëri, z. Jabor bin Ali Al Dosari, për të eksploruar mundësitë e investimeve të Katarit në sektorë strategjik të ekonomisë shqiptare.

Gjatë vizitës, z. Jaka theksoi se Shqipëria ka një traditë të gjatë dhe burime të jashtëzakonshme në kultivimin dhe përpunimin e bimëve medicinale, një sektor me potencial të lartë për eksport dhe për tërheqjen e investimeve të huaja.

Nga ana tjetër, ambasadori i Katarit ka shprehur një interes të veçantë për mundësitë e investimeve në sektorë me potencial të lartë në Shqipëri, ku përfshihet edhe industria e bimëve medicinale.

Vizita është pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm të DHTIT-së për të promovuar sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, si Katari.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.