“Kara investment fund” kërkon bashkëpunim me kompanitë shqiptare, takimi me kryetarin Jaka dhe fushat e interesit

“Kara investment fund” kërkon bashkëpunim me kompanitë shqiptare, takimi me kryetarin Jaka dhe fushat e interesit

“Kara investment fund” kërkon bashkëpunim me kompanitë shqiptare, takimi me kryetarin Jaka dhe fushat e interesit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka priti me 14 qershor 2021 ne ambientet e Dhomës përfaqësues të Kara Investments Ltd dhe CFEII.

I pranishëm në takim ishte zoti Armand Guy Zounguere-Sokambi i cili në të shkuarën ka mbajtur edhe pozicionin e Ambasadorit të Republikës së Afrikës Qendrore në Bruksel, i cili është edhe themeluesi i Kara Investments e cila ndahet në dy dege “Kara Capital” e cila ndodhet në Bruksel/Belgjikë  dhe “Kara investment fund” e cila ndodhet në Luksemburg.

Zoti Jean-Pierre Mateza, drejtori ekzekutiv i kompanisë gjatë bisedës u shpreh se interesi dhe qëllimi i vizitës së tyre në Shqipëri dhe dëshira për të takuar vetë Kryetarin e Dhomës qëndron në dy arsye:

  1. Të ndihmojnë kompanitë të cilat kërkojnë të investojnë në Afrikë
  2. Dhe të gjejnë investitorë të cilat janë të interesuar për të bashkëpunuar

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u shpreh se në momentin e pare që do të kemi një investitor do ta orientojmë tek Kara Fund dhe përsa i përket sektorëve të cilët janë në fokusin e KARA investment do t’i drejtojë një thirrje anëtarësisë së DHTIT.

Kara investment merret kryesisht me investime për kompanitë e vogla dhe të mesme, kryesisht në sektorët e agrikulturës, infrastrukturë dhe energji e rinivueshme. Kara investment mundëson dhe ndërmjetëson kompani nga vende të ndryshme të cilat janë të interesuara të financojnë në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

 

Gjithashtu përfaqësuesi i CFEII pjesë e Kara investimet, z. Manfred Mbella Mbome, u shpreh se së fundmi kjo kompani ka hapur një zyre përfaqësimi edhe në Shqipëri e cila drejtohet nga znj. Eva Sula.

 

CFEII e themeluar në vitin 2010, është një firmë këshilluese globale e menaxhimit që specializohet në zhvillimin e strategjisë në fusha të ndryshme, duke ofruar shërbime për iniciativa bilaterale dhe multilaterale duke përdorur ekspertizën tonë të industrisë.

CFEII është strukturuar si një urë midis industrive evropiane dhe investitorëve që kërkojnë të dalin në nën-rajonin EÇAS (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Qendrore) dhe anasjelltas.

 

Share this post