Jaka takim me nënkryetarin e bashkisë së Barit: Ne jemi të organizuar për të përballuar sfidat e përbashkëta

Jaka takim me nënkryetarin e bashkisë së Barit: Ne jemi të organizuar për të përballuar sfidat e përbashkëta

Jaka takim me nënkryetarin e bashkisë së Barit: Ne jemi të organizuar për të përballuar sfidat e përbashkëta

Në datë 29 shtator 2021 gjatë vizitës në Bari në kuadër të HoReCa një delegacion shqiptar i kryesuar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi, dhe nga përfaqësuesi për Shqipërinë i Dhomës së Tregtisë Italo-Lindore, Fabiola Ismaili dhe nga kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka zhvilluan një takim më nënkryetarin e bashkisë së Barit, zotin Eugenio Di Sciascio.

“Shqipëria – tha kryetari Nikolin Jaka – dëshiron të konsolidojë më tej marrëdhëniet tregtare me Italinë dhe Pulian, me të cilat mburret me marrëdhënie të ngushta historike, kulturore, tregtare dhe politike. Shqipëria është një vend që shfaq shenja të gjallërisë ekonomike dhe sipërmarrëse që e bëjnë atë më tërheqës për investitorët e huaj si për hapjen e zyrave të reja të korporatave ashtu edhe për krijimin e vendeve të punës. Sektori HORECA në Itali ka një traditë të rëndësishme që Shqipëria po e shikon me interes edhe për shkak të zhvillimit të saj të fundit të turizmit që mund të kualifikohet dhe të rritet më tej. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, e cila ka më shumë se 60,000 kompani të lidhura dhe përfshin 50% të kompanive shqiptare, është e organizuar për t’u përballur me këtë sfidë”.

“Shqipëria është sigurisht një treg interesant për kompanitë tona dhe vizita e përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe mundësitë e shumta B2B që janë shfaqur e dëshmojnë këtë”, u shpreh nga ana e tij nënkryetari i bashkis, Eugenio Di Sciascio.

 

Share this post