Jaka: Sipërmarrja ka nevojë për iniciativa konkrete, 17+1 Samiti i duhur për ne

Jaka: Sipërmarrja ka nevojë për iniciativa konkrete, 17+1 Samiti i duhur për ne

Jaka: Sipërmarrja ka nevojë për iniciativa konkrete, 17+1 Samiti i duhur për ne

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë takime intensive me sipërmarrësit e Kinës dhe Rumanisë

Datat 24 dhe 25 tetor 2019 ishin ditë intensive pune për Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe sipërmarrësit anëtar të saj. Në kuadër të 17+1, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë priti në takime të veçanta drejtues të Dhomës së Beijingut, Kinë dhe sipërmarrës të këtij vendi. Gjithashtu DHTIT u bë pjesë e forumit të biznesit me Rumaninë, ku sipërmarrësit e Dhomës patën takime të veçanta me bizneset rumune. Kështu në datën 24 tetor 2019 në ambientet e Dhomës, kryetari zoti Nikolin Jaka së bashku me stafin e tij mbështetës pritën në një takim një delegacion nga Këshilli Promovues i Tregtisë Ndërkombëtare Beijing Kinë. Delegacioni Kinez përbëhej nga kryetari i Dhomës së Beijing; Mr. Zhang Yongming, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Mr.Li Xiaoyuan; Mr. Yuan Xiaokun Zv. Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë; Ms. Gong Chencong, Staff i ÇIPTB. Ky takim kortezial u finalizua me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy krerëve të Dhomave e cila u bë në ambientet e Bashkisë Tiranë.

Kjo ditë u pasua me forumin e biznesit me kompanitë rumune, ku kryetari i Dhomës dhe stafi shoqërues së bashku më një delegacion biznesi u pritën nga një delegacion Rumun i përbërë nga Z. Dan Dragomir Zv. President i Dhomës së Valceas, Z. Mircea Paplea Ambasador i Rumanisë në Shqipëri, Z. Costica T. Mustata president i Dhomës së Bukureshtit etj. Kryetari Jaka në fjalën e tij në këtë forum u shpreh se organizimi i këtij misioni biznesi është një mundësi reale për të gjetur rrugë te reja të bashkëpunimit të sipërmarrësve të të dy vendeve tona. “Marrëdhëniet politike midis dy vendeve tona mund të konsiderohen në momentin e tyre më të mirë. Ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik. Shqipëria dhe Rumania janë anëtare në të gjitha nismat rajonale dhe në shumë organizata e organizma ndërkombëtare. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin, integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ndër të tjera Jaka, duke bërë të qartë se është i nevojshëm ridimensionimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona.

Në ditën e dytë të takimeve intensive të kryetarit të Dhomës, zotit Jaka u zhvilluan fillimisht takime me stafin e Dhomës Tregtare të Athinës drejtuar nga President Z. Ioannis Chatzitheodosiou. Gjatë këtij takimi informal u diskutua për një firmosje Marrëveshje Bashkëpunimi midis Dhomave në gjysmën e parë të vitit 2020.

Më tej në rendin e ditës zuri vend edhe firmosja e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me midis dy dhomave asaj të Bukureshtit dhe Dhomës së Tiranës. Takimi dhe eventi më i rëndësishëm ishte Round Table midis Kryetarëve të Dhomave 17+1, ku kryetari i DHTIT ishte edhe moderator i këtij aktiviteti. Në fjalën e tij kryetari Jaka u shpreh se “kjo nismë që po shkon drejt institucionalizimit të saj, është një mundësi konkrete për të gjithë vendet e rajonit të EQL për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Republikën e Kinës, duke nxitur më tej eksportet dhe investimet në sektorë prioritarë të ekonomisë”. Sipas zotit Jaka për Shqipërinë,

bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me Kinën është rritur, sidomos vitet e fundit, megjithatë krahasuar me potencialin që ekziston nuk është ende në nivelin e duhur. Aktivitet i mbyllur me sukses dhe me firmosjen e deklaratës nga dy anëtarët e rinj, Dhoma a Athinës dhe Dhoma Kinë – Rumani.

Paralelisht me këtë event u organizua edhe forumi ekonomik i biznesit ku mbi 20 kompani nga Kina, Romania dhe Shqipëria patën mundësinë të zhvillonin takime B2B.

Samiti 17+1 kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore është një nismë e iniciuar nga Kina për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës, dhe këtë vit u mbajt në Tiranë.

Share this post