Jaka: Një zë i përbashkët e bën sipërmarrjen më të fuqishme në mbrojtje të interesave të saj

Jaka: Një zë i përbashkët e bën sipërmarrjen më të fuqishme në mbrojtje të interesave të saj

Jaka: Një zë i përbashkët e bën sipërmarrjen më të fuqishme në mbrojtje të interesave të saj

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Afarizmit të Kosovës.

Më datë 2 prill 2019, pranë ambienteve të Dhomës së Tregtisë Tiranë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Dhomës së Tregtisë Tiranë dhe Odës së Afarizmit Kosovë.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Z. Skënder Krasniqi në fjalën e tij fillimisht falenderoi Z. Nikolin Jaka për mundësinë e zhvillimit të këtij takimi dhe shpjegoi edhe motivet që çuan ne krijimin  e Odës së Afarizmit të Kosovës, duke theksuar se: një nga motivet kryesore ishte mosfunksionimi i odave të tjera. “Fakti që odat nuk po përfaqësonin ekonominë e tregtinë por shtetin dhe për rrjedhojë lindi nevoja e kësaj ode në mënyrë që të rritet bashkëpunimi e për të rritur fuqinë e nxitur funksionimin e institucioneve. Kjo odë nuk financohet nga shteti por nga bizneset anëtare, vetëfinancohet gjithashtu edhe nga 2 panaire që organizohen në vit”, u shpreh ai.

Nisma për të themeluar Odën e Afarizmit erdhi nga 4 persona (biznesmenë) e tanimë për më pak se 3 vite ka rreth 300 biznese anëtarë. Sektorët janë tregti, prodhim, miniera, industri etj.

Viti në të cilin jemi shënon edhe vitin në të cilin kjo Odë ka nisur të nënshkruajë marrëveshjet e para të bashkëpunimit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Zoti Nikolin Jaka duke i falenderuar për vizitën dhe motivuar për iniciativën dhe nismën e ndërmarrë bëri një prezantim të shkurtër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si organizata më e madhe e biznesit në vend. Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes të bizneseve, eliminimi i barrierave të panevojshme, ishte qëllimi i takimit të Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Krasniqi theksoi se është e rëndësishme që Kosova të marrë shembuj nga praktikat më të mira, se si funksionojnë sektorët e caktuar në Shqipëri.

Sipas zotit Jaka, firmosja e kësaj marrëveshje ditën e sotme shpreh dëshirën e vullnetin për të përbashkuar forcat dhe duke patur si parim lobimin për interesat ekonomike e tregtare, duke theksuar se nga ana e tij kanë mbështetjen maksimale dhe nga ana e tij do komunikojë me kryetarët e tjerë të Dhomave/ Odave në mënyrë që edhe Oda e Afarizmit Kosovë t’i bashkohet një platforme të përbashkët. Në vijim të fjalës së tij Kryetari i DHTIT theksoi se 70% e suksesit varet nga vetë Oda angazhimi dhe vullneti i mirë që ata kanë, ndërsa 30 % varet nga pjesa tjetër. Ai nënvizoi faktin që arma më e fortë është mirëkuptimi dhe vullneti për të ardhmen, ndërsa armiku më i fortë është kritika destruktive.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy palëve i vendos këto Dhoma në një marrëdhënie të re bashkëpunimi me qëllim promovimin dhe lobimin për interesa të përbashkëta të sipërmarrjes.

Share this post