Jaka: Mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve janë të mëdha

Jaka: Mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve janë të mëdha

Jaka: Mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve janë të mëdha

Me datë 04 Mars pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mbërriti nje delegacion Gjerman i bashkisë së qytetit te Bocholt-it, të cilët vizitonin vendin tonë  për herë të parë për një arsye shumë të veçantë “binjakëzimi me një qytet Shqiptar Vlorën”.

Ndalesa e tyre e parë sapo mbërritën në Shqipëri ishte pikërisht pranë DhTIT si organizata më e madhe e biznesit në vend, takim ky i mundësuar nga përfaqësuesja e DhTIT në Landin e Veriut Gjermani znj. Anduena Stephan, shoqëruar nga dy sipërmarrës shqiptarë shumë të suksësshëm në Gjermani dhe në Evropë.

Gjate fjalës së tij z. Jaka shprehu mirënjohjen duke theksuar se mundësitë dhe hapësirat për bashkëpunim të mëtejshme midis dy vendeve janë të mëdha, nisur nga fakti që edhe marrëdhëniet politike fatmirësisht janë të mira.

Nënkryetare i bashkisë së qytetit të Bocholtit i njohur ndryshe edhe si qyteti i logjistikës gjatë fjalës së tij pati në fokus të veçantë arsimin professional dhe sistemin “dual”.
Ai ndër te tjera i drejtoi një ftesë të drejtpërdrejtë kryetarit z. Jaka për të vizituar qytetin e Bocholt për të gjetur kështu mundësi dhe hapësira konkrete bashkëpunimi.

Në përfundim të këtij takimi nga të dyja palët u shpreh interesi për bashkëpunime të mëtejshme dhe investime në sistemin solar  duke qënë se Shqipëria fatmirësisht ka rreth 2800 orë diell në vit (Fier) gjithashtu mbi arsimin professional.

Takimi u mbyll duke lënë të hapur mundësinë për zhvillimin e një forumi ekonomik midis sipërmarresve të dy vendeve.

Share this post