Jaka: Expo-Medical në edicionin i II, panairi i Shëndetit
Mbahet për tre ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve, Expo-Medical, ku më shumë se 60 kompani sollën ofertën më të mirë të shëndetit
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka në një dalje për mediat në datë 30 tetor 2019, u ndal në një ndër eventet më të rëndësishëm të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Expo-Medical. Sipas kryetarit Jaka edicioni i dytë i Expo-Medical, vjen si një nevojë e tregut për të afruar atë që në të vërtetë kanë nevojën njerëzit: Shërbim shëndetësor të shpejtë dhe falas. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si organizatorë të këtij eventi të rëndësishëm sjellin një apel të rëndësishëm në zhvillimin e tij: mënyrat për të jetuar një jetë sa më të shëndetshme mbështeten mbi një kulturë sa më të mirë shëndetësore.
Eventi do të përfshijë një spektër të gjerë, që fillon me kujdesin, mënyrat si duhet reflektuar ky kujdes dhe deri në orientimet e duhura që do të jepen nga specialistë dhe ekspertë, të cilët do të jenë prezent, qoftë me pajisje, ashtu dhe me metodat e tyre më të avancuara që ka arritur sot shkenca dhe teknologjia.
Panairi “CCI Expo Medical.al” ka pikë të fortë ndërgjegjësimin dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, që përkthehet në rezultate shëndetësore më të mira, me në fokus pacientin.
Ai është një platformë ideale për të gjithë institucionet, organizmat dhe subjektet që të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të inkurajojnë një përmirësim të vazhdueshëm në rezultatin e shëndetit.
-Qëllimi i organizimit të këtij panairi
-Të bëhen bashkë të gjithë aktorët e shëndetësisë dhe kujdesit shëndetësor, për të dëshmuar së bashku se mënyrat për të jetuar një jetë sa më të shëndetshme mbështeten mbi një kulturë sa më të mirë shëndetësore.
-Të reflektohet për kujdesin që duhet të treguar ndaj pacientit dhe orientimet që do të jepem nga specialist duke folur për metodat më të avancuara të shkencës dhe teknologjisë.
-Bashkërendim i plotë i institucioneve dhe koordinim në dhënien e menjëhershme të zgjidhej së situatave.
-Takim me specialistë të ndryshëm dhe vendosje në kontakt në përmirësimin e punës.
-Prezantim i produkteve dhe shërbimeve dhe takim me klientë potencial.
-Mundësi të reja investimi jo vetëm në vend por dhe në rajon.
-Krijim network-u me kompani që ndajnë interes të njëjtë.