Jaka: Ekonomia jonë duhet të jetë komplementare nëse duam të jemi pjesë e tregut global

Jaka: Ekonomia jonë duhet të jetë komplementare nëse duam të jemi pjesë e tregut global

Jaka: Ekonomia jonë duhet të jetë komplementare nëse duam të jemi pjesë e tregut global

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka takohet me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, zotin Dancho Markovski.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka u takua më datë 5 mars 2019 me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri. Mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, ishin pjesa kryesore ku u fokusua takimi mes palëve.

Zoti Dancho Markovski duke falenderuar për mundësinë e takimit u shpreh se “bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona duhet të ketë nivele të tjera”, pasi sipas tij “marrëdhëniet ekonomike nuk janë në të njëjtin nivel me ato politike”. Duke qenë se Shqipëria është vendi i gjashtë ku është ambasador zoti Markovski u shprehu zotit Jaka kënaqësinë e ndarjes së eksperiencës së tij në mënyrë që të intensifikohen më shumë marrëdhëniet ku ka kuptuar që ka interes. Për këtë qëllim ai kërkoi mbështetjen nga ana e institucionit tonë në organizimin e një Forumi Ekonomik mes dy vendeve tona.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka duke falenderuar ambasadorin për praninë e tij në Shqipëri dhe i bindur se eksperienca e fituar prej tij do të shërbejë në ndërtimin e një standardi të ri komunikimi u shpreh se “marrëdhënia ekonomike është produkt i marrëdhënieve politike, sidomos në vendet kufitare, sepse nëse arrijmë të vlerësojmë një marrëdhënie të shkëlqyer politike por jo atë ekonomike këtu duhet evidentuar kjo për tu ndërgjegjësuar që diçka nuk shkon.

Në cilësinë e kryetarit të DHTIT por edhe të sipërmarrjes që ky institucion përfaqëson Jaka është  i mendimit që midis dy vendeve ka shumë hapësira bashkëpunimi dhe shumë pak pengesa për të cilat mjafton dëshira e vullneti i mirë për ti zgjidhur. Ai vetë personalisht u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryetarët e dhomave në Maqedoni dhe thekson qe ka një rrjet shumë të mirë network-u midis tyre.

Një tregues i marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe që u ritheksua në takim, është gjithashtu edhe takimi i zhvilluar në muajin shkurt në Maqedoni me Kryeministrin Z.Zoran Zaev ku më shumë se 45 biznese anëtarë të Dhomës ishin pjesë e këtij takimi, të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë si në rrafshin e investimeve edhe në shkëmbimet tregtare.

Z. Jaka shprehu vlerësimin e tij për  fjalën hyrëse e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe ftesën që ai bëri për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe një bashkëpunim të mëtejshëm.

Duke theksuar se:

•           Vendosja e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

•           përdorimi i gjuhës shqipe

“Janë dy indikatorët thelbësor të cilët krijojnë një stabilitet që është edhe gjëja më e rëndësishme që një sipërmarrës sheh para se të investojë në një vend sidomos në proces zhvillimi”. Duke  evidentuar faktin që ekonomia globale është shumë agresive Jaka u shpreh se “Shqipëria, Kosova, Maqedonia (të cilat janë një trekëndësh i pandarë) performojnë si shtete të veçanta shumë shpejt do shkrihen, ndërsa nëse performojmë me një ekonomi komplementare atëherë do jemi sipërmarrës dinjitoz”.

Propozime të cilat Z. Jaka i shprehu në takim, propozime që më parë i kishte paraqitur dhe në takimin me kryeministrin Zaev.

1.         Skanimi i faktorëve për të performuar një plaformë komplementare

2.         Heqja e kufirit fizik, deklarimi i ngarkesës doganore duke evituar ndalimin fizik

3.         Njohja e certifikatave fitosanitare për prodhimet me origjinë dhe pa origjine shtazore

Ai propozoi gjithashtu që të ketë një planifikim prodhimesh e investimesh në mënyrë që të mos ketë përplasje. Gjatë fjalës së tij theksoi se një ekonomi e shëndetshme bazohet në rentabilitet por nuk ka rentabilitet pa planifikim. Prandaj sugjeroi ngritjen e grupeve të punës së përbashkët, për të bërë hartimin e një strategjie të sigurt dhe me hapat e duhur jo të përshpejtuar me një destinacion të qartë. “Diçka shumë pozitive do ishte bashkimi i segmenteve rrugore dhe atyre hekurudhore që të ulet kosto e transportit të mallrave”, u shpreh Jaka. Duke shprehur dakordësinë e tij për atë që u tha më sipër Z. Dancho shprehu qëndrimin e tij bashkëpunues dhe njoftoi që në datën 1 prill 2019 hapet edhe ONE STOP SHOP në Qafshtamë.

Share this post