Jaka: Bizneset belge duhet të vijnë në Shqipëri të shohin mundësitë e investimit të kapitalit të tyre
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë takohet me ambasadorin e Republikës Federale të Belgjikës, Francois Bontemps
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka u takua më datë 11 mars 2019 me Ambasadorin e Republikës Federale të Belgjikës Z. Francois Bontemps. Mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, ishin pjesa kryesore ku u fokusua takimi. Z. Bontemps duke shprehur falënderimin e tij për realizimin e takimit u shpreh se Shqipëria është vendi i 4-et së bashku me Maqedoninë, Bullgarinë, Kosovën që i ka në misionin e tij si ambasador. Ai nënvizoi faktin që në Bullgari dhe në Maqedoni janë shumë kompani investuese, duke nënvizuar se në Bullgari renditen të 5-ët, në Maqedoni të parët (me prodhimin e autobusëve për tregun amerikan kompania Van Hol) për sa i përket kompanive investuese, ndërsa në Shqipëri këto kompani mungojnë. Z. Bontemps, specifikoi që ai është përgjegjës për anën ekonomike dhe politike dhe kërkon të promovojë dhe iniciojë marrëdhënie midis palëve të interesuara. Së fundmi ai është informuar që një klub Belg është i interesuar për të zhvillua një takim disa ditor në Shqipëri në muajin maj, të cilët kanë shprehur interesin për të zhvilluar një seminar. Një grup prej 15 personash do jetë prezent që nga data 16 maj në Shqipëri të cilët dhe propozojnë organizimin e një ëorking session në datën 17 maj 2019. Zoti Jaka shprehu interesin e tij mbi sektorët që do jenë prezent në këto takime dhe zoti Francois përmendi të tillë:
1. Prodhim tekstile, rroba profesionale (jo fashion) dhe tapete;
2. Shërbim ndërtim, shtrim trotuaresh, tulla, pajisje (sidomos kuzhine) instalime elektrike;
Në organizimin e këtij eventi u ra dakord që dy pikat kryesore të kontaktit të jenë AIDA dhe DHTIT. Z. Jaka kërkoi edhe listën e kontakteve në mënyrë që të organizojmë takimet B2B.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri që pritet të realizohet nga sipërmarrësit belgë, për rrjedhojë edhe pritshmëritë nuk janë shumë të larta, duke qenë se si vizitë e parë vjen më shumë në kuadër të një vështrimi dhe eksplorimi të përgjithshëm të sektorëve ku duhet të synojnë për një investim të mëtejshëm.
Në mbyllje të këtij takimi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë falenderoi për vizitën ambasadorin belg dhe e komplimenton për iniciativën e drejtpërdrejtë për të bërë diçka konkrete në nxitjen e iniciativave duke theksuar se “biznesi është operativ dhe vlerëson çdo iniciativë konkrete dhe të prekshme për bashkëpunimin ekonomik”. “Është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet e mira politike të shfrytëzohen, aq më tepër që Belgjika ka një numër të kënaqshëm investimesh në rajon të cilat mungojnë në vendin tonë”, u shpreh kryetari Jaka.