Identifikimi i nevojave të tregut, DHTIT organizon fokus grupin në kuadër të projektit “RAPPORT”

Identifikimi i nevojave të tregut, DHTIT organizon fokus grupin në kuadër të projektit “RAPPORT”

Në kuadër të projektit “RAPPORT – i financuar nga Bashkimi Europian – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë po organizon një fokus grup me aktorë të tregut të punës dhe arsimit profesional, me qëllim identifikimin e nevojave konkrete të tregut sa i përket aftësive dixhitale, të gjelbra dhe sipërmarrëse.

Takimi do të zhvillohet më 24 korrik në orën 12:00-13:00, pranë ambienteve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbledhë mendimet dhe përvojat e përfaqësuesve të bizneseve, institucioneve arsimore dhe aktorëve të tjerë relevantë, për të kontribuar në hartimin e një kurrikule të re të arsimit profesional që i përgjigjet realisht kërkesave të tregut të punës.

Këto aftësi – të konsideruara si aftësi ndërsektoriale – janë të aplikueshme në të gjitha drejtimet e arsimit dhe formimit profesional dhe përbëjnë një element kyç për përgatitjen e një fuqie punëtore të aftë dhe të përshtatur me sfidat e kohës.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.