HISTEK
Emri i programit: Programi INTERREG IPA CBC ITALY-ALBANIA-MONTENEGRO
Emri i projektit: Teknike te larte te specializuar sipas Kets (Teknologji Kyce te Aftesimit)
Akronim i projektit: HISTEK
Kohëzgjatja: 24 muaj (03.04.2018 – 02.04.2020)
Objektivi i Programit: Fuqizimi i kooperimit dhe konkurences nderkufitare te SME-ve
Prioriteti i projektit: Fuqizimi I kapaciteteve te konkurences se SME-ve, inovacionit dhe nderkombetarizimit nepermjet krijimit te nje grupi antaret e te cilit do te jene SME-te, Organizatat e trajnimeve dhe institucionet publike,te cilat do te angazhohen per te nisur dhe vazhduar me nje qasje bashkepergjegjese, nje komunitet nderkufitar inovativ.
Objektivi specifik prioritar i programit:
Forcimi i kushteve te sistemit per zhvillimin e tregut nderkufitar te SME-ve
Partneri Kryesor: LP.Ministria e Arsimit, Mal i Zi
Partnerët:
- PP2 Chamber of Economy of Montenegro, PKCG
- PP3 FOUNDATION ITS “ANTONIO CUCCOVILLO”,ITS CUCCOVILLO
- PP4 Chamber of Commerce, Industry, Artisanship and Agriculture of Bari, CCIAA Bari
- PP5 Faculty of Business, University “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Albania, UAMD
- PP6 Chamber of Commerce and Industry, Tirana CCIT
Partneret Mbeshtetes: PP7 Ministry of Education, Italy
Përshkrimi i Projektit:
HISTEK ka si qellim te forcoje kapacitetet e konkurrences se SME-ve, inovacionit dhe nderkombetarizimit nepermjet krijimit ten je grupi te ri te perbere prej SME, Organizata te Trajnimit, Institucione Publike te angazhuara per te filluar dhe vazhduar me qasje bashkepergjegjese nje komunitet nderkufitar inovativ. Me qellim permiresimin e konkurences se SME-ve dhe inovacionit, kompanite, kryesisht ato kompani qe planifikojne te ndertojne dege te tjera te reja kane nevoje per tekniciene te larte te kualifikuar, te cilat do te lejojne dhe do te favorizojne levizjen e punonjesve Brenda tre shteteve partnere ne projekt. Per kete arsye HISTEK do te krijoje nje pakete (cluster) I cili do te funksionoje per te zhvilluar mjete te perbashketa per vleresimin e nevojave te SME-ve ne termat e burimeve njerezore dhe te krijoje standarte te perbashketa per tu adoptuar ne sistemin arsimor per zhvillimin e teknicieneve te rinj shume te kualifikuar. Ne fakt kjo perfaqeson nje kuader kushtesh strategjike per zhvillimin e tregut nderkufitar te SME-ve.
Paketa do te jete menjehere operative nepermjet nje plani pilot elementet kyc te te cilit jane: 1) krijimi I nje mjeti vleresimi per tu perdorur nga SME-te ne aktivitetet rekrutuese te teknicieneve te rinj. 2)projektimi I nje kursi te ri arsimor trepalesh( IT-AL-ME) I cili do te vihet ne zbatim menjehere pas perfundimit te projektit. Ky kurs ose kurikul do te bej te mundur trajnimin e teknikeve te larte te specializuar duke ofruar pergatitje te avancuar teknike, vecanerisht te fokusuara ne Teknologjite Kyce te Aftesimit (KET). Ne fakt KETs jane konsideruar thelbesore per rritjen dhe punesimin pasi ato mundesojne bazat per inovacionin ne nje game te gjere te industrive. 3) Udherrefyes dhe Instrumenta praktike (toolkit) per permiresimin e kapaciteteve te SME-ve te cilat do te merren me mesimet praktike brenda kompanise dhe me aktivitete mentorimi.
HISTEK kerkon tu ofroje nje pergjigje efektive dhe te qendrueshme SME-ve per sa u perket sfidave te inovacionit kunder krizes ekonomike.
Objektivat kryesore të projektit:
Ne perputhje me cfare doli nga analiza e nevojave dhe sfidave te tre territoreve, qellimet dhe objektivat e ketij projekti jane:
- te analizoje nevojat e kompetencave kyce te SME-ve me focus specifik ne KETs, duke percaktuar nje profil teknik te perbashket shume te specializuar te trajnuar per te dhene nje nxitje te brendshme te SME-ve nderkufitare ne procesin e tyre te inovacionit, zhvillimit te biznesit dhe konkurences. 2) te krijoje nje grup te perkushtuar i cili do te veproje si nje komunitet inovacioni i nderlidhur i afte per te permiresuar procesin e zhvillimit te aftesive te teknikeve te rinj. 3) te perpunoj nje kurikul arsimore te re trepaleshe pershtatur me nevojat specifike te SME-ve me module te bashke projektuara (SME/ Institucione Trajnimi) qe karakterizohen nga nderthurja e forte e kompetencave dhe perfshirja e SME-ve dhe institucioneve arsimore ne aktivitetet e mesimdhenies. 4) te krijoje Instrumenta dhe udherrefyes per te permiresuar kapacitetet e SME-ve qe te merren me aktivitetet e rekrutimit, mesimit praktik dhe mentorimit. 5) te hedhe themelet per implementimin e kurrikules se re arsimore trepaleshe qe do te menaxhohet bashkarisht nga tre vendet e perfshira ne marreveshjen e konsortiumit. Konsortiumi synon te kontribuoj ne arritjen e prioriteteve te programit dhe aksin e pare. 6) te permiresoje profilin e aftesive te forces punetore duke iu pergjigjur nevojave specifike te SME-ve ne termat e inovacionit duke luftuar kunder krizes ekonomike. 7) te krijoje nje komunitet inovacioni te nderlidhur me nje perqasje bashke-pergjegjese, i afte te permiresoj krijimin e standatreve te perbashketa per tu adoptuar ne sistemin arsimor per zhvillimin e teknicieneve te rinj shume te kualifikuar per te favorizuar konkurencen reale dhe te qendrueshme te SME-ve si edhe per te lejuar levizjen e teknikeve ne nivel CB si factor kyc ne permiresimin e kapaciteteve te SMEve te nderkombetarizuara.
Objektivat Specifike te Projektit
OS1: Analiza e nevojave te SME-ve dhe ofertat aktuale te trajnimit ne KETs ne shtetet partnere.
Objektivi I pare specifik i projektit eshte kryerja e studimit e nevojshme per: te zbuluar nevojat reale te SMEve te teknikeve te rinj(punetore me aftesi mesatare) me nivel te larte profile dhe kompetencave specifike, aftesite terthore dhe njohuri kritike per sa I perket KETs, I afte te japi nje nxitje te brendshme inovacionit dhe zhvillimit te biznesit; – te identifikohen kushtet e nevojshme per te percaktuar nje oferte arsimore jo universitare trepaleshe, e lidhur me nevojat e inovacionit dhe konkurences se SME-ve; – bashkepercaktim I nje profile teknik inovativ, I pershtatur me nevojat specifike te SMEve ne fushen e KETs dhe kurrikules ku perfshihen aftesi teknike dhe te buta.
OS2: Plane pilote, krijimi I nje asambleje lidhur dhe sherbimet e lidhura fillestare per SMEte
Objektivi I dyte specific I projektit do te fokusohet ne:- krijimin e nje asambleje SME/Institucione Trajnimi/Institicione Publike qe u perkasin tre shteteve per te mbeshtetur me angazhim t epolte nje komunitet inovativ te nderlidhur te afte per te permiresuar krijimin e standarteve te eprbashketa per tu adoptuar ne sistemin arsimor per te zhvilluar teknike te rinj shume te kualifikuar duke favorizuar instrument ate reja te vleresimit per komunitetin e biznesit CB, projektimin e nje kursi te ri te perbashket arsimor tri palesh, krijimin e udherrefyesve per permiresimin e kapaciteteve te SMEve per tu marr me mesime praktike dhe aktivitete mentoruese.
OS3: Marreveshje Konzorciumi dhe aktivitetet udhezuese
Objektivi I trete specific I projektit do te jete ekuivalimi I kursit arsimor jo universitar tre palesh I fokusuar ne multidisiplinat teknologjike( dhe ne vecanti KETs) me pasoje draftimin dhe ndarjen e marreveshjes se Konzorciumit. Kjo marreveshje do te mundesoj qe te tre partneret bashkarisht te kryejne kursin e ri pas perfundimit te projektit. Nderkohe aktivitetet udherrefyese do te projektohen dhe realizohen. Keto do u adresohen SMEve per ti paraqitur ne Asamble dhe sherbime te tjera te lidhura si edhe rritja e ndergjegjesimit ne shkolla per studentet e rinj rreth trajnimeve te reja dhe mundesive te punes te ofruara nga asam;bleja ne bashkepunim me CB SNEte.
Aktivitetet:
Paketa e Punës M: Menaxhimi
Paketa e Punës T1: Analiza e Nevojave te SMEve dhe trajnimet te ofruara ne KETs
Paketa e Punës T2: Krijimi I nje asambleje transnacionale dhe veprimet e para pilote
Paketa e Punës T3: Marreveshja e Konzorciumit
Paketa e Punës C: Komunikimi
Rezultatet kryesorë të projektit:
Rezultati kryesor i projektit eshte krijimi i nje asambleje (Cluster) SME/Institucione Trajnimi, Institucione Publike, qe i perkasin te tre shteteve te angazhuara per te mbeshtetur nje komunitet inovacioni te nderlidhur I afte qe te permiresoj, me plane veprimi te perbashketa, procesin e aftesive zhvilluese te te rinjeve nga te tre shtetet , duke favorizuar tregun e lire te punes dhe konkurencen reale dhe te qendrueshme te SMEve. Ky rezultat kryesor eshte konform nevojave, sfidave dhe rezultateve te strategjive te Shqiperise( qe parashikon nxitjen e konkurences dhe inovacionit te SMEve), strategjive treguese te Malit te Zi( qe theksojne nevojen per te mbeshtetur aftesine e industrive tradicionale per te konkuruar dhe per tu riperterire nepermjet trajnimeve dhe zhvillimit te aftesive) dhe marreveshjen e partneritetit Italian( qe kerkon te forcoje konkurencen e ndermarrjeve mikro dhe te vogla duke permiresuar kushtet e punes dhe inovacionin teknologjik te ndermarrjeve).
Produket kryesorë të projektit:
- Marreveshje Asambleje
- Instrumentet e vleresimit CB
- Vleresime per SME-te dhe Institucionet e Trajnimeve
- Marreveshje Konzorciumi