Health & Beauty Care – Edicioni i III

Health & Beauty Care - Edicioni i III

Health & Beauty Care – Edicioni i III

Health & Beauty Care nje nder evente me te medha dedikuar dermokozmetikes,bukurise dhe kujdesit Shendetesor rikthehet perseri kete ne vit ne datat 04-06 Nentor, Duke u fokusuar ne problematikat me te medha te bukurise dhe shendetit.
Informimi dhe edukimi i qytetarëve mbetet një hallkë e rëndësishme e këtij objektivi kolektiv, i cili duhet t’i përgjigjet nevojave shëndetësore të pacientëve, kryesisht nëpërmjet promocionit shëndetësor.

Demokozmetika është dega ku kozmetika ,dermatologjia, bukuria dhe shëndeti takohen, ku do jetë edhe fokus ne Panairin “Health & Beauty Care”
Ky event synon pikërisht ndërgjegjësimin dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, që përkthehet në rezultate shëndetësore më të mira me në fokus pacientin.

Në këtë kuadër Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane dhe Ministria e Shendetesise ftojnë të bëhen bashkë të gjithë aktorët e Shëndetesisë dhe Bukurise, për të demostruar së bashku një nga detyrat dhe mënyrat për të jetuar nje jëtë sa më të shendëtshme mbështetur mbi një kulturë sa më të mirë shëndetësore .

Eventi do të përfshijë një spektër të gjerë që fillon me kujdesin, mënyrat si duhet reflektuar ky kujdes dhe deri në orientimet e duhura që do të jepen nga specialistë dhe ekspertë të cilët do të jenë prezentë qoftë me pajisje ashtu dhe me metodat e tyre më të avancuar që ka arritur sot shkenca dhe teknologjia.

Ftohen të jenë pjesëmarrës :
1. Qendrash Mjekësore;
2. Qendrash Spitalore;
3. Depo Farmaceutike;
4. Laburatore;
5. Klinika Estetike;
6. Dermokozmetoka;
7. Kozmetologjia;
8. Dietologjia;
9. Kozmetika
10. Organizata etj.
për të promovuar praktikat tradicionale dhe moderne të kujdesit shëndetësor dhe për të inkurajuar një përmirësim të vazhdueshëm në rezultatin e Shëndetit dhe Bukurisë.

Rezervo hapësirën tënde duke dërguar një email tek event@cci.al

Share this post