Ftesë për pjesëmarrje në Fiera Del Levante Bari, forum biznesi 27-29 shtator 2021
Ne kuadër të Ftesës së bëre nga Levante Prof, (Një ndër Panairet më të mëdha për Italinë e Jugut) me një eksperience 30 vjeçare në sektorin e HORECA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka kënaqësinë të ftojë bizneset për pjesëmarrje në (Forumin e Biznesit) organizimin e takimeve b2b me shoqëritë Italiane Levante Prof , në datat 27-29 shtator 2021 në Fiera Del Levante Bari.
Kjo vjen si interes i lartë i shoqërive italiane ekspozuese në këtë panair (400 të konfirmuara deri tani) për bashkëpunim me shoqëritë shqiptare në sektorin e Horeca përfshirë:
Agrobiznes
Birrë
Verë
Konfeksione
Teknologji
FI SOLUTIONS S.R.L.S – BALCANDO do jetë prezente përmes një hapësirë që i dedikohet Shqipërisë, ku do të organizohen takimet b2b, sipas interesave të bizneseve shqiptare.
Bashkëngjitur gjeni një përshkrim të shkurtër për aktivitetin dhe grupet ekonomike dhe sektorët që janë të pranishëm në panair.
panairi_levante_prof_2021 (002) (002)