Forumi i Biznesit Shqipëri-Greqi: Mbi 200 takime për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Forumi i Biznesit Shqipëri-Greqi: Mbi 200 takime për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Një mision i suksesshëm i biznesit u realizua në Tiranë, gjatë datave 30-31 tetor 2024, duke ofruar mundësi të reja për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Ky mision, u organizua për herë të parë në Shqipëri nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Athinës, Enterprise Greece, SEV (Konfederata e Industrisë Greke) dhe me mbështetje të Ambasadës Greke në Tiranë.

Gjatë këtyre ditëve, përfaqësues të mbi 19 kompanive greke nga sektorët e ushqimeve, energjisë, ndërtimit, teknologjisë, farmaceutikës dhe turizmit zhvilluan më shumë se 200 takime me partnerë të mundshëm shqiptarë, duke ndarë ekspertizën dhe mundësitë e investimeve për të rritur tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Takimet dhe forumet e zhvilluara gjatë misionit kishin si fokus zhvillimin e sektorëve kryesorë të ekonomisë, si dhe mundësitë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve fqinje.

Në fjalën e tij, kryetari i DHTIT-së, Z. Nikolin Jaka, shprehu bindjen se do të hapet një perspektivë drejt një zhvillimi të ri bashkëpunimi të sipërmarrjeve tona ndërmjet Tiranës dhe Athinës.

Presidentja e EVEA, znj. Kounenaki Efthimoglou, theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për sipërmarrësit shqiptarë dhe grekë, duke përmendur si një mundësi të shkëlqyer sektorin e inovacionit dhe sipërmarrjes së re. Ajo shtoi se Greqia është tashmë një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, por ende ka hapësira të mëdha për zhvillim të mëtejshëm, veçanërisht në fushat e energjisë, ndërtimit dhe teknologjisë.

Ky mision biznesi shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke hapur mundësi të reja për investime dhe bashkëpunim ndërkombëtar në vitet në vazhdim.

Share this post