Forum i Përbashkët Biznes-Doganë, 9 tetor 2024

Forum i Përbashkët Biznes-Doganë, 9 tetor 2024

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, do të organizojnë ditën e mërkurë, datë 9 tetor 2024 një forum të përbashkët, me fokus lehtësimin e procedurave doganore dhe informimin e bizneseve për zhvillimet më të fundit mbi informatizimin e shërbimeve. Ky aktivitet do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e MAK Albania Hotel.

Ftohen të marrin pjesë të gjitha kompanitë e importit dhe të eksportit, si dhe operatorët ekonomikë të autorizuar.

Pjesëmarrësit do të informohen për risitë e informatizimit të shërbimeve doganore, me qëllim zgjidhjen e problematikave të mundshme, si dhe do të kenë mundësi të shkëmbejnë ide dhe sugjerime për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore.

Të pranishëm në këtë forum do të jenë kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, të cilët do të mbajnë nga një fjalë përshëndetëse.

Për të qenë pjesëmarrës, dërgoni shprehjen tuaj të interesit, në adresën e emailit: sekretaria@cci.al brenda datës 3 tetor 2024.

Klikoni linkun e mëposhtëm për t’u njohur me agjendën:

Forumi Biznes-Doganë

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.