Forcimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, DHTIT takim zyrtar me këshilltarin tregtar pranë ambasadës së Indisë, z. R. Srinivasan

Forcimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, DHTIT takim zyrtar me këshilltarin tregtar pranë ambasadës së Indisë, z. R. Srinivasan

Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, znj. Albana Laknori, priti në një takim zyrtar këshilltarin tregtar pranë ambasadës së Indisë, z. R. Srinivasan.

Qëllimi i takimit ishte krijimi i urave të bashkëpunimit mes sipërmarrësve të dy vendeve, duke nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin ekonomik. Srinivasan shprehu interesin e fortë të Indisë për të qenë pjesë e tregut shqiptar dhe për të thelluar marrëdhëniet tregtare.

Nga ana e saj, znj. Laknori theksoi gatishmërinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, për të mbështetur këtë bashkëpunim, duke propozuar organizimin e forumeve të biznesit, takimeve B2B dhe pjesëmarrjen në panairet që organizon Dhoma.

Në përfundim të takimit, palët ranë dakord edhe për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, që do të forcojë më tej lidhjet ekonomike midis dy vendeve.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.