Financier për projektet e BE
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Dhoma brënda kompetencave të përcaktuara në ligjin “Për Dhomat e Tregitsë” është e pavarur në realizimin e objektit kryesor të veprimtarisë së saj si dhe në ushtrimin e detyrave të caktuara. Dhoma ushtron brënda territorit të Qarkut Tiranë funksione në mbështetje të interesave të përgjithshme ekonomike të anëtarëve të saj me përjashtim të kompetencave që ligji ia njeh administratës shtetërore dhe asaj lokale. Gjatë veprimtarisë së saj Dhoma nxit veprimtarinë tregtare dhe insustriale në territorinn e Qarkut si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera. Dhoma shkëmben vazhdimisht informacione me administratën publike në nivel qëndror dhe lokal për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve në territorin ku ushtron veprimtarinë. Një objekt tjetër i veprimtarisë së Dhomës është promovimi dhe realizimi i shërbimeve me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të saj dhe sipërmarrjes në përgjithësi.
Ndër kompetencat kryesore të Dhomës janë:
- Ndërmarrja e veprimtarive që i shërben nxitjes dhe mbrojtjes së tregtisë dhe industrisë në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj dhe legjislacionit në fuqi;
- Dhënia e mendimeve, propozimeve dhe vlerësimeve për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga administrata qëndrore, vendore dhe subjekte të tjera publike përmbajtja e të cilave prek interesat e sipërmarrësve;
- Informimi i autoriteteve përkatëse shtetërore për çështje të ndryshme me qëllim parandalimin e konkurrencës së pandershme;
- Mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të pjesmarrjes në panaire ndërkombëtare jashtë vendit nga subjektet tregtare që përfaqësojnë Shqipërinë;
- Organizimn e panaireve me karakter lokal, kombëtar ose ndërkombëtar;
- Nxit dhe ndihmon anëtarët e Dhomës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe civile nëpërmjet rrugës së ndërmjetërisimit dhe arbitrazhit ejt.
Për arritjen e objektivave të saj Dhoma bashkëpunon me administratën publike, me institucione ndërkombëtare si dhe me shoqata dhe organizata të biznesit vendas dhe të huaj.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është një institucion mjaft aktiv në zbatimin e projekteve të financuara nga donatorë të ndrsyhëm ndërkombëtar, kryesisht nga Bashkimi Evropian. Në vitet e fundit numri i projekteve në të cilën Dhoma merr pjesë si partner është rritur ndjeshëm, si rrjedhojë është bërë e nevojshme edhe shtimi i stafit të brëndshëm të Dhomës.
Në këto rrethana Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpall një vënd pune vakant për pozicionin e Financierit i cili do të aktivizohet në projekte të ndryshme të financuara nga BE.
Financieri i Projekteve nën mbikëqyrjen e Koordinatorit te Projekteve prane Departamentit te Trajnimeve dhe Projekteve siguron mbështetje për zhvillimin e të gjitha çështjeve financiare që lidhen me Projektet. Financieri i Projekteve do të jetë përgjegjës për këshillimin mbi menaxhimin financiar të projektit dhe mirëmbajtjen e kontabilitetit të saktë dhe të dhënat financiare dhe raportet, në përputhje me dokumentin e projekteve dhe Udhëzimet e BE-së dhe donatorëve të tjerë për projektet e realizuara. Detyrat kryesore të Financierit të Projekteve do të përfshijnë, por jo domosdoshmërisht të kufizohet, si në vijim:
- Mban regjistrimet financiare të projekteve në përputhje me procedurat e kërkuara;
- Përgatit raportet financiare për ekipin e projektit dhe këshillimin e tyre në përputhje me rrethanat;
- Monitoron dhe mbikëqyr shpenzimet e Projekteve;
- Monitoron dhe analizon shpenzimet e projektit në lidhje me buxhetet e miratuara dhe planet e punës;
- Asiston DPT dhe KP për të përgatitur planin e punës, buxhetet dhe vlerësimet e projektit për periudhat raportuese
- Mban lidhjen me Njësinë e Financave pranë BE-së, me personin kontakt te Organeve të Programit si dhe me njësitë kombëtare të tjera dhe ndërkombëtare siç kërkohet;
- Përgatit procedurat financiare dhe dokumentacionin e kërkuar;
- Hartimi i dokumentave dhe analizave të tjera në kuadër të projekteve në bashkëpunim me Koordinatorët e Projektit dhe me stafin e angazhuar në projekt;
- Detyra të tjera të caktuara nga ana e Koordinatorit të Projektit përkatës dhe drejtuesve të tjerë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Kriteret që duhet të plotësojë aplikanti janë:
- Të jetë i dipllomuar në Shkencat Ekonomike, e preferueshme Dega Financë.
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune.
- Të ketë eksperienca të mëparshme në përgatitje raportime financiare.
- Njohje e mirë e gjuhës Angleze.
- Njohje e mirë e kompjuterit.
Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë brënda datës 30/07/2018 CV-të e tyre në një zarf pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në adresën Rr. e Kavajës, Nd.2, H.2. Zarfi duhet të jetë i mbyllur dhe mbi të duhet të vendoset emri dhe mbiemri i aplikantit si dhe emri i pozicionit për të cilin aplikon.
Aplikantit fitues do ti kërkohen dokumenta shtesë për të mbështetur eksperiencën dhe kualifikimet e deklaruara në CV.
Përgatiti:
Ardian Poshi, Shef i Zyrës së Administratës dhe Financës;
Arbër Hoxha, Financier në Departamentin e Projekteve