DITA E BIÇIKLETAVE – 21 SHTATOR 2019
Stafi i projektit #DynaMob 2.0 në DHTIT (Menaxhere znj. Elida Boshnjaku dhe Financier z. Emirjon Lleshi), iu bashkuan aktivitetit “Dita e Biçikletave” që u organizua të shtunën 21 Shtator 2019 në Shkodër nga organizata “The Door” në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Shkodër. Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e jashtme të Bashkisë Shkodër.
Kjo ditë e veçantë erdhi me një axhendë të pasur, larmi aktivitetesh me temë biçikletën të tilla si:
• performanca akrobatike me biçikleta,
• panair me biçikleta të vjetra dhe ato malore, punime artistike,
• projekte promovuese për lëvizjen me biçikleta,
• laborat kreativ për të rinjtë me temën “Biçikleta”,
• punë krijuese me materiale riciklimi,
• demonstrim me biçikleta,
• fushatë ndërgjegjësuese me moton “Përdore biçikletën”,
• konkurs për montim biçiklete,
• lotari biçiklete,
• dhe udhëtim me biçikletë te ” Syri i Sheganit “.
Hapja dhe lançimi “Dita e Biçikletave” u bë nga Kryetari i organizatës z. Kastriot Faci i cili foli rreth rëndësisë dhe agjendës së aktivitetit. Pas fjalës së tij, ishte Kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi e cila foli dhe përgëzoi aktivitetin. Shumë të ftuar të tjerë iu bashkuan fjalës përshëndetëse.
Një nga të ftuarit e aktivitetit ishte edhe stafi i projektit #DynaMob 2.0 të DHTIT. Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të prezantuar dhe promovuar projektin, rritur profilin e lëvizjes me biçikleta si një mënyrë e shëndetshme transporti dhe aktivitetit fizik, parë dhe takuar shumë njerëz nga autoritete lokale publike, organizata sociale, mjedisore, përdorues biçiklete nga backgrounde të ndryshme si dhe entuziastë të të gjitha moshave të cilët u përfshinë në Ditën e Biçikletave.
DHTIT takoi mbi 50 pjesëmarrës në Ditën e Biçikletave. Shumë nga këta vizitorë treguan interes mbi projektin dhe lënë kontaktet e tyre për bashkëpunim në aktivitetet e ardhshme.
Për detaje të tjera rreth Ditës së Biçikletave ju lutemi kontaktoni:
Dhoma e Tregtisë dhe industrisë Tiranë
Menaxhere projekti: Elida Boshnjaku
Mob: +355 69 264 8637
Email: elida_boshnjaku@cci.al
Web: www. cci.al